Çfarë bëjmë ne...

Ofrojmë komunikim, dialog, aktivitete për të promovuar vlerat ambientale të Kosovës dhe mirëmbajtjes.

MISSIONI
Si qëllim kryesorë duam të ndihmojmë banorët e Kosovës të ndërgjegjësohen dhe kujdesen për mbrojtjen e mjedisit. Misioni ynë është të ruajmë tokat dhe ujërat nga të cilat varet e gjithë jeta.
VISIONI

Vizioni ynë është një botë ku lulëzon larmia e jetës, dhe njerëzit veprojnë për të ruajtur natyrën për
hir të vetes dhe aftësisë së saj për të përmbushur nevojat tona dhe pasurimin e jetës sonë.

AKTIVITETET

Plani ynë është që të ndërmarrim aktivitete për qëllim të avancimit të organizimeve mjedisore që të luajë një rol më të madh në proçesin e politikave dhe të vendimarrjes në lidhje me ambientin ku jetojmë.

PROMOVIMET
Kemi synime të promovojmë vlerat më të mëdha të bukurive natyrore të Kosovës. Do të promovojmë Konventën e Aarhusit si dhe marrëveshjet tjera ndërkombëtare për të drejtën elementare të qasjes në informata mjedisore.
KOMUNIKIMI

Ne do të krijojmë mundësi të komunikimit me qytetarët, vullnetarët, simpatizuesit, dhuruesit, ekspertët me institucionet përkatëse shtetërore, rajonale dhe ndërkombëtare, për çështjet e mjedisit.

DIALOGU

Do të iniciojmë dialoge në mes palëve të interesuara për qëllime të mbrojtjes të burimeve natyrore dhe biodiversitetit në Kosovë.

2,785

Riciklimi

1,378

Mbjellë pemë

21

Kommuniteti ynë

15

Blerjet

Çfarë mendojnë banorët e Kosovës...

Si dhe sa ndihmojnë komunitetet në mirëmbjatje të ambientit

caret-down caret-up caret-left caret-right
Linda

Hapësirat publike janë ndër më të ndoturat në Ballkan. Është turpëruese se si njerëzit hedhin gjërat nga makina, ose kur ecin. Me që Kosova ka ligje, PSE nuk ndëshkohen ndotësit?

Flora

Jam adhuruese e bicikletës, dal shumë shpesh në rrugë, por është shumë e rrezikshme. Disa vajza dhe djem në Kosovë kanë humbur jetën. Na mungojnë shtigjet për bicikleta. Shpresoj që së shpejti Prishtina dhe qytetet e tjera të krijojnë mundësi për ne.

Petriti

Malet tona janë të mbushura me mbeturina. Njerëzit janë aq të pa përgjegjëshëm dhe  të pa ndërgjegjshëm sa kur shkojnë të kalojn kohë në mal ose parqe, hedhin mbeturinat aty.

Agimi

Kur ishim fëmij laheshim në lum. Sot fëmijë tanë se kan këte mundësi. Është rrezik sepse hedhin mbeturina edhe lënd toksike. Kjo paraqet rrezik edhe për kafshët, bimet dhe shpezët, e lëre më njeriun.

Shëndeti ynë varet prej sjelljeve tona!

Kosova është një - nuk e kemi një vend të dytë!