Alarm: Liqeni në mes të alpeve

Më të rejat

Alpinisti Bryan Mestre, ka qenë personi i cili ka zbuluar liqenin më të ri, në një lartësi prej 3.400m në malin Blanc, në Alpe duke pretenduar se pamja e pazakontë ishte një shenjë shqetësuese. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se valët e nxehtësisë në Europë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, me temperaturat intensive të lidhura me ndryshimet klimatike.

Zbulimi i këtij liqeni në Alpet franceze po konsiderohet alarmues, pasi bora e akullnajave, është shkrirë nga vala e nxehtë që mbërtheu Europën qendrore në fund të qershorit.

Alpinisti francez, tha se e ka shkrepur fotografinë më 28 qershor, vetëm 10 ditë pasi kolegu i tij, Paul Todhunter, ka fotografuar të njëjtën zonë të mbuluar me dëborë.

 ‘’Eshtë koha për t’u alarmuar. Vetëm 10 ditë të ngrohjes ekstreme ishin të mjaftueshme për t’u shkrirë akullnajat dhe për të formuar një liqen.’’- ka thëbnë Mestre.

Sipas alpinistit mestre në një lartësi prej 3.400 deri 3.500 metra duhet të gjesh akull dhe borë, jo ujë. Në shumicën e rasteve, kur qëndrojmë për një ditë në këtë lartësi, uji në shishet tona të ujit fillon të ngrijë. Unë kam qenë në këtë vend disa herë gjatë vitit, në qershor, korrik dhe madje gusht, dhe kurrë nuk kam parë diçka të tillë’’- ka shtuar Mestre.

Sipas Shërbimit të Ndryshimit të Klimës të Bashkimit Europian, muaji i kaluar ishte qershori më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë./ strangesounds.

Leave a Reply