Komisioni Evropian: Ndotja, shkaku më i madh i shumë sëmundjeve mendore dhe fizike

Më të rejat

Komisioni evropian ka publikuar Planiin e Veprimit për Ndotje Zero si dhe Drejt ndotjes zero për ajrin, ujin dhe tokën.

Nw raportin e KE-sw shkruhet se ndotja dëmton shëndetin tonë dhe mjedisin. Ndotja është shkaku më i madh mjedisor i shumë sëmundjeve mendore dhe fizike, si dhe i vdekjeve të parakohshme, veçanërisht te fëmijët, personat me gjendje të caktuara shëndetësore dhe të moshuarit.

Përveç ndikimit në shëndetin e njerëzve, ndotja është një nga arsyet kryesore të humbjes së biodiversitetit. Ajo zvogëlon aftësinë e ekosistemeve për të ofruar shërbime si sekuestrimi i karbonit dhe dekontaminimi.

Sot, argumenti i shëndetit publik, mjedisor, moral dhe socio-ekonomik që BE-ja të udhëheqë luftën globale kundër ndotjes është më i fortë se kurrë.

Më 12 maj 2021, Komisioni Evropian miratoi Planin e Veprimit të BE-së: “Drejt Ndotjes Zero për Ajrin, Ujin dhe Tokën” – një nga rezultatet kryesore të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane. Ju mund të merrni më shumë informacione dhe të përfshiheni në zbatimin e Planit të Veprimit përmes Platformës së Palëve të Interesuara për Ndotje Zero.

Më 29 janar 2026, Komisioni Evropian miratoi Rishikimin Afatmesëm të Planit të Veprimit për Ndotje Zero: “Sigurimi i ajrit, oqeanit, ujit dhe tokës së pastër”. Ky dokument u prezantua dhe u diskutua në takimin e 8-të të Platformës së Palëve të Interesuara për Ndotje Zero.

Objektivat

Vizioni për ndotje zero deri në vitin 2050 është që ndotja e ajrit, ujit dhe tokës të reduktohet në nivele që nuk konsiderohen më të dëmshme për shëndetin dhe ekosistemet natyrore, duke respektuar kufijtë që planeti ynë mund të përballojë, dhe duke krijuar kështu një mjedis pa substanca toksike.

Ky vizion përkthehet në objektiva kyçe për vitin 2030, me qëllim përshpejtimin e reduktimit të ndotjes në burim. Këto objektiva përfshijnë:

  • Përmirësimin e cilësisë së ajrit për të ulur me 55% numrin e vdekjeve të parakohshme të shkaktuara nga ndotja e ajrit;
  • Përmirësimin e cilësisë së ujit duke reduktuar mbeturinat, mbetjet plastike në det (me 50%) dhe mikroplastikën e çliruar në mjedis (me 30%);
  • Përmirësimin e cilësisë së tokës duke reduktuar humbjet e lëndëve ushqyese dhe përdorimin e pesticideve kimike me 50%;
  • Reduktimin me 25% të ekosistemeve në BE ku ndotja e ajrit kërcënon biodiversitetin;
  • Reduktimin me 30% të pjesës së njerëzve që shqetësohen në mënyrë kronike nga zhurma e transportit; dhe
  • Reduktimin e konsiderueshëm të gjenerimit të mbeturinave dhe me 50% të mbetjeve komunale të mbetura.

Plani i Veprimit synon të forcojë udhëheqjen e gjelbër, digjitale dhe ekonomike të BE-së, duke krijuar njëkohësisht një Evropë dhe planet më të shëndetshëm dhe më të drejtë nga aspekti social. Ai ofron një udhërrëfyes për integrimin e parandalimit të ndotjes në të gjitha politikat përkatëse të BE-së, për forcimin e zbatimit të legjislacionit përkatës të BE-së dhe për identifikimin e boshllëqeve të mundshme./BBGreenKosova

Leave a Reply