Shala: Prishtina,Peja dhe Gjilani me shumë ditë me tejkalime, por Obiliqi mbetet ndër komunat më të ndotura në Kosovë

Më të rejat, Të flasim për ajrin

Përveç termocentraleve ndër ndotësit më të mëdhënj në zonat urbane janë ekonomitë famijare, transporti, mbeturinat e ndërtimtarisë dhe shumë sektorë tjerë 

BB Green Kosova

Kosova tashmë e ka të zhvilluar sistemin e monitorimit të cilësisë së ajrit dhe bënë matjet në13 stacione monitorimi pë rreth Kosovës. Ky sistem është i integruar në Institutin Hidormeteorologjik të Kosovës ku në kohë reale mund të shihen të dhënat e hollësishme për cilësinë e ajrit.

IHK-ja vazhdimisht në përfundim të vitit bënë një  vlerësim të gjendjës së cilësisë së ajrit nga matjet që merren nga dymbëdhjet stacione dhe nga matësi mobil në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, thotë specialisti për matjen e cilësisë së ajrit Shkumbin Shala.

Shala thotë se kanë bërë një krahasim në mes viteve 2020-2021 dhe është vërjetur që ka ulje të ndotësve, kryesisht të ndotësve PM10 dhe 2.5 sipas standardeve. “Në vitin 2020 kemi pasë mbi shtatëdhjetë ditë me tejkalime në Prishtinë. Ndërsa në këtë vit janë regjistruar vetëm gjashtëdhjetë e dy ditë me tejkalime me pluhur  PM10 dhe 2.5”.

Shkumbin Shala – Specialit i Ajrit IHK

Sipas Shalës edhe në bazë të raportit të gjendjës së mjedisit të Agjencionit Evropian ku pjesë e atij raporti janë edhe të dhënat që rrjedhin nga stacionet tona vlerësohet se ka pasë  ulje të ndotjës së ajrit për rreth 10 përqind. Specialisti i matjës së cilësisë së ajrit thotë se sipas raportit të parametrave metrologjik që kanë qenë të favorshëm për gjendjën e cilësis së ajrit gjithmonë është konsideuarar që ndotjet më të mëdha bëhën në tri komunat: Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliqi, por sipas matjeve del që edhe Gjilani dhe Peja janë mjaft të ndotura.

Sipas zyrtarit të IHK-së përmes raporteve të gjendës së mjedisit dhe gjendjes së ajrit një prej ndotësve stacionar janë termocentralet egzistuese, por edhe në raportet e gjendjës së mjedisit dhe të ajrit e kemi nënvizuar se ndër ndotësit më të mëdhënj në zonat urbane janë ekonomitë famijare, transporti që është një sektor shumë i madh, mungesa e hapësirave të gjelbruara, mbeturinat, e ndërtimtarisë dhe shumë sektorë tjerë, thotë ai.

Shala thotë për BB Green se në këto zona ku ka ndotje nuk ka industri të rëndë, por një prej faktorëve kyç është transporti dhe ekonomitë familjare,  sidomos në stinën e dimrit dhe zakonisht këto  vlera të larta na paraqiten veçanërisht në orët e mbrëmjës  ku kombinohen edhe me parametrat metrologjik.

Sipas Shalës në gjendje të përgjithëshme nga pikat që i monitoron IHMK-ja zakonisht Prishtina del me shumë ditë me tejkalime, po edhe Obiliqi gjithësesi, Peja dhe Gjilani. Ndërsa me vlerësim e gjendjës së mjedisit në përgjithësi sigurisht se Obiliqi është ndër komunat më të ndotura në Kosovë, thotë Shkumbin Shala, specialist i matjës së cilësisë së ajrit./BB Green

Leave a Reply