Kamomili, lulja aromatike që shëron e qetëson

Bimët

Matricaria Chamomilla L. fillon të lulëzojë kah fundi i prillit dhe lulëzon gjatë tërë verës

Kamomili është bimë njëvjeçare, e cila ka kërcell pak a shumë të degëzuar dhe të lartë deru gjysmë metri. Gjethet janë të ngushta dhe deri trefish pendore të çara. Kupëzat lulore paraqiten të vetmuara, shpesh në numër të madh. Kanë diametër rreth 1 cm. Skajeve janë lulet e bardha gjuhore, ndërsa në brendi janë lulet e verdha gypore. Kjo bimë fillon të lulëzojë kah fundi i prillit dhe lulëzon gjatë tërë verës. Kamomili dallohet prej numrit të madh të llojeve të ngjashme me atë se vetëm ajo i ka lulet e buta, sepse është e boshatisur, gjë që shihet kur kupëzat priten për së gjati. Veç kësaj, kamomili i vërtetë ka aromë të këndshme, deri sa llojet tjera kanë erë të pakëndshme dhe lule të mëdha.

Droga. Lulja e kamomilit (Chamomillae flos); poleni i kamomilit (Chamomillae pulvis)

Mblidhen tërë kupëzat e luleve në stadiumin fillestar të lulëzimit, kur lulet gjuhore janë në pozitë horizontale. Në vendet ku kamomili gjendet i vetmuar mblidhet me dorë, ndërsa ku ka masovikisht, mblidhet me “krehje speciale”. Kamomili mblidhet prej agut deri në mëngjes, sepse i mbledhur më vonë dhe i grumbulluar në grumbuj, në shporta ose në thasë, nxehet dhe vjen deri te humbja e vajit eterik dhe deri të fermentimi i drogës.

Para tharjes ndahen shtresat e luleve të nëdha dhe të atyre me bisht të gjatë, ndërsa me shosha, vrimat e të cilave janë të madhësive të ndryshme, bëhet klasifikimi i drogës. Tharja mund të bëhet në hije në mënyrë natyrale, por pamja më e mirë e drogës fitohet nëse thahet në shtresë të hollë në tertore, në temperaturë deri 40 °C. Gjatë tharjes droga nuk duhet të rrotullohet, sepse thyhet lehtë. Prej 5 kg lulesh të njoma fitohet rreth 1 kg lulesh të thata.

Pas tharjes, me sitë ndahen lulet e shkapërderdhura, të cilat paraqesin pluhur kamomili, ndërsa kupëzat e luleve paqetohen në arka druri të mveshura me letër ngjyrë mavi të mbyllët.

Përbërja kimike dhe përdorimi. – Përbërësit kryesorë shërues të kamomilit janë vaji eterik, materjet e hidhura, taninet, materiet jargëzuese etj. Vaji eterik ka gati çdoherë ngjyrë të kuqe deri mavi për shkak të hamazulenit, të cilit i përshkruhet veprimi antiflogjistik (kundër inflamacioneve).

Më së shpeshti përdoren vetëm lulet, prej të cilave bëhet çaji. Përdoret prej lashtësisë si mjet kundër dhembjeve dhe shtangimit të muskujve në organet për tretje, për shërimin e inflamacioneve të ndryshme në lëkurë dhe lëkurë mukozore, për plagë, djegie dhe ithata. Qetëson nervat, ndërsa është i dobishëm edhe te të fryrët, tretja e ngadalësuar, pagjumësia, nervozizimi. Është e sigurt të përdoret edhe për foshnja.

Burimi: Literatura profesionale
Foto: BB Green Kosova

Leave a Reply