14 vjet shtet: Mjedisi i Kosovës është ai çfarë jemi ne, por a ka zgjidhje?
Kriza klimatike dhe mjedisore kërkon një kulturë dhe politikë të re, jo vetëm teknologji të re. Mjedisi nuk është një aspket privat ku nuk obligohesh të ndash veprimet me të tjerët. Janë zgjidhje të mundshme që do ta transformojnë vendin tonë për një përiudhë shumë të shkurt
Behare Bajraktari – Themeluese e gazetarisë së gjelbër
Para luftës mbijetesa ishte e vetmja gjë parësore, ndërsa krahas jetës mjedisi ynë po kontaminohej në çdo pikë. Gjatë luftës jeta e njeriut ishte e vetmja rëndësi, ani pse armët, bombat, baruti dhe në përgjithësi arsenali ishte po aq vrasës sa vetë plumbat që merrnin jetë, por as në këtë gjendje s’mund të mendohej mjedisi kur luftonim për jetë.
Pas luftës, në Kosovë e vetmja gjë ishte të përjetohej liria. Asgjë tjetër s’kishte rëndësi, asgjë. Mjedisi shikuar nga këndvështrimi aktual as që vinte në shprehje. Njerëzit në vendin tonë ngarendin për t’u ribashkuar me familjën, për t’i kërkuar ata që mungonin, për t’i varrosur ata që nuk jetonion më. Njerëzit duhej të ndërtonin jetën nga zeroja në çdo aspekt, me shtëpi e zemër të djegur po e përjetonin më të shtrenjëten liri. As në këtë përiudhë mjedisi, natyra nuk ishte parësore – por as në këtë përiudhë ‘s’mund të fajësosh askë’?!
Kur Kosova jonë u shpall e pavarur në vitin 2008, 9 vite pas luftës njerëzit besuan se shumë gjëra do të zgjidhen vetëm sepse shpallëm shtetësinë. As nuk ndodhi kështu, por as s’u vu në përparësi mjedisi. Kaluan 9 vite pas luftës, për dikë ishin shumë dhe për dikë ishin pak, është çështje këndvështrimi.
Katër përiudha ishin të ‘kuptueshme’ dhe faleshin nëse bëmë pak për mjedisin, por 21 vjet pas luftës dhe 14 vite pas shpalljës së pavarësisë të kemi probleme themelore në çështjen mjedisore kjo më është e pafalshme. Kjo në të vërtet është ajo çafrë jemi ne.
Mjedisi ynë është i vrazhdë, përmbi nesh shumicën e herave qielli është gri nga smogu i të gjithë ndotësve. Mjedisi urban përballet me zhurmat ndërtimore, me zhurmat dhe ndotjen e transportit privat dhe publikë, dhe zhurmat dhe ndotjen e makinerive të ndryshme që na godasin natë e ditë.
Ndotja i prek të gjithë pa përjashtim të pasurit dhe të varfërit, politikanët dhe mjekët, qeveritarët dhe biznesmenët, prindërit dhe fëmijët. Të gjithë njësoj pa përjashtim: Thithim njësoj ajrin e ndotur, goditemi nga zhurmat urbane dhe industriale dhe mbi të gjitha kjo vrazhdësi mjedisore prekë fëmijët tanë.
Kosova ka aq shumë probleme mjedisore sa që në cilindo aspekt ka nevojë për veprim të shpejt, por disa prej tyre që janë më të dukshme dhe më gjithëpërfshirëse kërkojnë veprim edhe më të shpejt se disa të tjera.
Njerëzit janë ata që e ndërtojnë shtetin, po si e kemi ndërtuar ne? Çfarë bëmë dhe si e bëmë shtetin tonë? Kosova është ashtu siç jemi ne të gjithë pa përjashtim. Asnjë nuk mund të dallohet duke thënë se unë jam ndryshe. Kosova është ajo çfarë jam unë e çfarë je ti. Kosova është ajo çfarë jemi të gjithë ne.
Zgjidhjet e sugjeruara:
Ndalja e shpyllzimit – Ripyllzimi
Shpyllzimi në Kosovë ka marrë përmasa shqetësusese si pasojë e prerjeve jo ligjore, prerjeve për ndërtimtari si dhe shpyllzimi për turizëm malor dhe blegtori. Për nevojat e kafshëve tokat që përbëjnë livadhet, kullosat përfshinë 51.7% të tokave. Për nevojat e blegtorisë dhe bujqësisë po shpyllzohen masa të tëra.Emetimi i gazrave serrë nga sektori i bujqësisë, pylltarisë dhe përdorimit të tokave, përbën rreth 8% të emetimit të përgjithshëm të gazeve serrë në Kosovë. Po tkurrim mushkëritë tona, pyjet me 45 % të tokës që është e mbuluar me pyje, kjo është një e shifër që në realitet ka ndryshuar nga prerjet para, gjatë, pas luftës dhe pas shtetësisë.
Ripyllzimi, prerja ligjore, respekimi i standardeve me ndërtimet private dhe turistike, kontrolli i shpyllzimit për bujqësi dhe blegtori, respektimi i pyjeve që janë shpallur parqe nacionale do të ulte ndotjen në Kosovë. Ruajtja e pyjeve do të zbuste problemet që do të sjellin ndryshimet klimatike me rritjen e temperaturave që do të shkaktojnë valë të nxehta dhe zjarre në pyje, sipas të gjitha gjasave. Pyjet përbëjnë rolin kryesor ndaj thithjes së CO2, mbrojtjen nga erozioni, vërshimet si dhe uljen e temperaturave dhe zhvillimin e biodiversitetit.
Studimet për sasinë e ujit – Uji i pijës
Me gjithë numrin e ekspertëve dhe një numri mjaft të lart të institucionet shtetërore në Kosovë mungon studimi për ujin. Ne vazhdojmë t’i përdorim disa harta dhe të dhëna të cilat me ndryshimet mjedisore dhe klimatike ka ndryshuar edhe gjendja e rrjedhave sipërfaqësore dhe nëntokësore të ujit. Edhe vetë AMM( Agjenica për Mbrotje të Mjedisit) në raportin vjetor për ujin thotë se ujërat në Kosovë ende janë enigmë dhe të pa studiuar nga aspekti i sasisë apo ndonjë bilanc të ujërave. Ashtu siç po preket bota nga thatësirat dhe rritja e temperaturave do të preket edhe Kosova me ndryshimet klimatike dhe mungesen e ujit të pijës, ndër të tjera.
Shteti ynë, mund të krenohet lirisht për afrimin e standardeve mjedisore të BE-së, por vetëm në zhvillimin e legjislacionit. Ndotja e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore është një problem i madh që duhet zgjidhur sa më parë përveç studimeve për gjendjen dhe sasinë e ujit. Mungesa e ujit mund të sjellë emigrim të brendshëm dhe të jashtëm, këto probleme janë të dukshme edhe për shkak të shkatrrimeve me ndërtimin e hidrocentraleve. Me studime mbi ujin do të kuptojmë jo vetëm sasinë po edhe ndotësit e ujërave në tërëi.
Transporti publikë – Ekologjik
Një prej faktorëve kryesor që ndikon në nivelet e ndotjes së ajrit është dendësia e automjeteve.
Me zgjidhjen e transportit publik do të kishte më pak automjete në përdorim, më pak ndotje, më pak zhurma dhe më pak aksidente. Vetëm nga aksidentet prej veturave të paregjistruara në qarkullim janë 208.100 apo 30 % e autmojeteve, BSK (Byroja e Sigurmimeve të Kosovës) në vit paguan deri në 7 milionë euro dëme, pa i llogaritur 333. 985 automjete aktive me të drejtë qarkullimi. Transporti është ndotësi më i madh, pas termocentraleve, dhe me rregullimin e sistemit të trasnporit publik urban jo vetëm që do të ulej ndotja, por edhe shpenzimet për udhëtime përsonale të familjeve do të ulëshin. Mungesa e infrastrukturës për transport publik inovativ ka bërë që Kosova të mbetet mbrapa duke filluar nga kryeqyteti. Prishtina operon me autbusët e verdhë remont të blerë shtrejtë dhe jashtë standardeve të BE-së. Në mungesë të transportit të mirëfilltë publik qytetarët janë të kufizuar në lëvizjen e lirë për të shkuar në punë, në shkollë apo për çfarëdo dalje.
Automjetet elektrike apo hibride – Pa ndotje
Kompanitë e automjeteve kanë vendosur një cak që deri në 2050 të prodhojnë 100 % automjete elektrike. Qytetet e mëdha siç është Berlini ka filluar me transportin elektrik publikë, që të shtyhet përpara ‘Agjenda e gjelbër’. Kosova nuk ka treguar asnjë përkrahje ndaj qytetarëve që duan të bëhen pjesë e zgjidhjës mjedisore, nga ana tjetër Shqipëria që prej vitit 2020 ka hequr TVSH për importin e automjeteve elektrike. Gjatë vitit 2020 janë importuar rreth 215 autovetura elektrike të reja, 309 në 2021 dhe pritet që për 2022 ky numër të kalojë mbi 500.
Ndërsa në Kosovë sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë vitit 2021 qytetarët kanë blerë edhe autovetura hibdride dhe elektrike. Por 15 vite më herët në vendin tonë ishte rgjistruar vetëm një automjet me hidrogjen. Në 2012 janë regjistruar 5 autovetura hibdride. Në vitin 2017 ishin regjistruar 84 vetura benzin/hibrid, ndërsa 167 u regjistruan për nevoja të MPB në vitin 2018. Gjatë vitit 2020 në Kosovë u regjistruan gjithsej 303 vetura të tipit dizel/hibrid dhe 398 të tjera të tipit benzin/hibrid. Po të kishte lehtësira apo politika të mirëfillta shumë qytetarë do të kalonin në makina alektrike apo hibride. Në zbutjen e ndotjës autoveturat elektrike janë një zgjidhje e madhe.
Energjetika e rinvoueshme – Apo siguri kombëtare?
Sektori i Energjisë, përfshin rreth 86% të emetimit të përgjithshëm të gazeve serrë në Kosovë, ndërsa vendi ynë burim bazë për prodhimin e energjisë e ka qymyrin me 95 %. Prodhimi nga hidrocentralet është 2.7 % , dhe 2.3 % nga era dhe panelet diellore, ku mund t’i shfrytëzojmë 278 ditë me diell brenda një viti kalendarik. Me 5 % të energjisë së gjelbër si mund të zhvillohet Kosova në të gjitha aspektet dhe si mund të kemi siguri kombëtare?
Sipas raportit vjetor të emetimit të gazrave serrë për vitin 2019 burimet kryesore të emetimit të CO2 në sektorin e energjisë vijnë nga djegia e përdorimit të lëndëve djegëse për prodhimin e energjisë elektrike, ngrohtoret, transporti rrugor dhe industritë prodhuese.
Derisa mbi supet e Kosovës bie barra e heqjes dorë nga qymyri gjatë vitit 2020 janë 15 shtete që kanë subvencionuar qymyrin: Finlanda, Irlanda, Qiproja, Belgjika, Franca, Greqia, Rumania, Lituania, Polonia, Bullgaria, Suedia, Hungaria, Sllovakia, Sllovenia dhe Letonia, ndanë të gjitha më shumë se mesatarja e BE-së për subvencionet e karburanteve fosile – dhe të gjitha më të larta se ato të rinovueshme, tregon një raport i zgjeruar i Euobserver. Varësia e thellë e Europës nga gazi po ndikon tek qytetarët e saj, të ardhmen e planetit dhe po kufizon aftësinë e saj për t’u mbrojtur nga kërcënimet gjeopolitike. Përpara nesh kemi zgjidhje të vështira, por jo të pamundura. Çfarë mund të bëjë Kosova?
Kapja e CO2 në ajër – Zgjidhja përmes inovacionit
Nëse fabrika më e madhe në botë që kap karbonin nga ajri është ndezur në Islandë pse të mos ndezet edhe në Kosovë?!
Operatorët thonë se fabrika “Orca” në Islandë mund të thithë 4000 ton CO2 nga ajri çdo vit dhe ta injektojë atë thellë në tokë për t’u mineralizuar. Emetimet vjetore të gazrave serrë në Kosovë për vitin 2019 janë vlerësuar rreth 9613 Gg (Giga gram) CO2 eq (equivalent) ose rreth 9.6 milion ton CO2 eq. Pra, me teknologjinë e re kemi çdo vit më pak CO2 dhe nuk prodhohet më ndotje. Pas fabrikës më e madhe në botë e krijuar për të thithur dioksidin e karbonit nga ajri dhe për ta kthyer atë në shkëmbinj-mineralesh, qëndron ‘Climeworks’ e Zvicrës dhe ‘Carbfix’ e Islandës.Kriza klimatike kërkon një kulturë dhe politikë të re, jo vetëm teknologji të re.Sipas Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit, 4000 ton CO2 është e barabartë me emetimet nga rreth 870 makina. Fabrika kushton midis 10 dhe 15 milion dollarë për ta ndërtuar, raportonBloomberg. Ndërsa vetëm për ndërrimin e elektrofiltrave të Termocentralit Kosova B, do të ketë kosto rreth 76 milion euro, pa i llogaritur kostot dhe dëmët e tjera.
Gjelbërimi urban – Kopshtet vertikale
Sipas vlerësimeve të OBSH-së, hapësira e gjelbër për person duhet të jetë 9 metra katrorë (97 këmbë katrorë) për një jetë të shëndetshme. Kjo hapësirë tash për tash është ende e paarritshme, të paktën në Prishtinë. Prandaj duhet nisur me ‘Kopshtet vertikale’ ashtu siç filluan megaqytetet e zhvilluara, si, Nju Jorku, Melburni, Londra dhe Parisi në mënyrë që të zbusë ndotjen e ajrit dhe t’u mundësojë njerëzve të relaksohen shpirtërisht. Tipari më i rëndësishëm i këtyre kopshteve është se ato nuk kërkojnë hapësirë shtesë dhe zakonisht kultivohen në çati të pashfrytëzuara ose në sipërfaqe të jashtme të mureve. Mjediset tona urbane janë të betonizuara, të vrazhda të mbushura me baltë, pluhur dhe mungesë të gjelbërimit.
Shpejtësia e ndryshimit duhet të nisë nga Prishtina jo vetëm me plane të qarta mjedisore, por edhe arkitekturore, inxhinierike dhe politika strikte në ndërtime. Qeveria qëndrore duhet ta mbështës Prishtinën për ta transformuar në një kryeqytet të krahasueshëm të paktën me rajonin. Matjet me gjelbërim bëhen kur ato janë të dukshme dhe të dallueshme prej betonizimit, ku edhe copa apo shiriti më i vogël shndërrohet në park dhe gjelbërim. Nga ideja e parkingjeve të mendohet për idenë e parqeve të vogla dhe ‘Kopshtet vertikale’.
Gazetaria e gjelbër – Raportimet për mjedis
Gazetarët e specializuar për mjedisin janë duke kontribuar për të informuar drejt se cilat janë problemet mjedisore dhe çfarë mund të bëhet më tej. Përmes gazetarisë së gjelbër të gjithë do të dijnë më shumë për ndryshimet klimatike, ngrohjen globale, ashtu siç të dhënat zyrtare tregojnë së nga viti 1900 e deri sot ka pasur lëvizje të temperaturave mesatare vjetore mbi 10 gradë Celsius edhe në vendin tonë.
Me zbatimin e ‘Agjendës së gjelbër’ për uljen e karbonit dhe ndotësve të tjerë, Kosova dhe njerëzit e saj do t’i bashkohen ndryshimeve epokale mjedisore. Ne duhet të ndryshojmë sjellje dhe kemi nevojë për një program kombëtarë. Secili në mënyrën e vetë e ka mundësinë që të kontirbuojë për mjedisin, nuk mund të arsyetohet askush duke qëndruar netural, neutral mund të qëndrojmë veteëm ndaj karbonit. Ne jemi ata çfarë është mjedisi jonë dhe duhet të besojmë se Kosova dhe njerëzit e saj meritojnë një mjedis më të mirë.
Referencat:
Strategjia për zhvillimin e pylltarisë në Kosovë 2021-2030
https://www.mbpzhr-ks.net/repository/docs/Raporti_i_Gjelber_2021
https://www.ammk-rks.net/repository/docs/SHQIP_WEB
https://www.ammk-rks.net/repository/docs/SHQIP_WEB.
https://euobserver.com/climate/154245