Gazetarja Qerkezi: Problemi i ajrit  të ndotur diskutohet prej dekadash, por nuk zgjidhet

Më të rejat, Të flasim për ajrin

Për shkak të Termocentraleve Kosova A & B ajri i ndotur prek më së shumti qytetarët e Obiliqit, për këtë gjendje është e shqetësuar edhe gazetarja  Myrvete Qerkezi e cila ka folur për fushatën “Le të flasim për ajrin”.

Gazetarja Qerkezi dyshon nëse institucionet duan të kenë zgjidhje, sepse sipas saj nuk ka problem pa zgjidhje.

“Në qoftë se fillojmë të mendojmë dhe t’i analizojmë gjërat pak më lartë,  më duket se nuk po dojnë të ketë zgjidhje sepse nuk ka problem pa zgjidhje. Në rrethanat që jemi sot dhe mënyrat qysh janë zhvillu proceset në shtet ndërtimin tonë , në përditshmërin tonë dhe jetën tonë ish dashtë të paktën të fillohet të mendohet në këtë drejtim” shprehet e shqetësuar ajo.

Qerkezi është e lindur dhe e rritur në Obiliq, duke e kaluar një pjesë të jetës atje dhe në pyetjen se a janë qytetarët të informuar, ajo thotë: “Kemi qenë të informuar fare mirë për rrezikun që na kanoset në shëndetin tonë, që është  i ajrit i ndotur. Ky diskutim është punë dekadash dhe mbetet si problem i pazgjidhur”.

Ndër të tjera Qerkezi thotë se shteti nuk po merret seriozisht me këtë problematikë  dhe ky fakt është shqetësues. Sipas saj nuk është vetëm Obiliqi i ndotur , por edhe komunat tjera preken siç është Fushë Kosova dhe Prishtina, ndotja shkon edhe më larg.

“Ndotja vazhdimisht po vjen duke u thelluar dhe po rëndohet, dhe nuk po evitohet, është tepër e veshtirë për vetë faktin që e din se po atakohesh dhe po rrezikohesh nga ajri, është çështja kryesore për një jetë të shëndetshme, është vërtetë shqetësuese dhe brengosëse “, thotë Myrvetja.

Ajo thotë se nuk ka problem pa zgjidhje dhe mënyra se si janë zhvilluar proceset tek ne ka pasur mundësi të punohet pak më shumë, thotë ajo për BB Green.

“Nuk po dua të them se jam pesimiste por prapë në ndër dijen time nuk është se po shoh progres në këtë drejtim, edhe pse kohëve të fundit shumë është duke u folë për ambientin” , thotë Qerkezi.

Sipas saj është brengosëse sepse Obiliqi është shumë i ndotur, por edhe Kosova si vend dhe se nuk po punohet më seriozisht në këtë drejtim.

Leave a Reply