Zgjidhje suedeze: Riciklohet xhami dhe metali për t’u shndërruar në biogas (2)

Më të rejat, Të flasim për ajrin

Suedia merr mbeturinat për djegje edhe nga Norvegjia, Finlanda e madje edhe nga Britania e Madhe

Lennart Berggren, Brjomma/Stokholm, Suedi

Xhami dhe metali shkrihen dhe ribëhen lëndë të para, gazetat dhe kartoni bëhen përsëri letër, tekstilet klasifikohen dhe ripërdoren, thuprat, degët, gjethet dhe dheu bëhën plehëra, metalet dhe kimikatet riciklohen. Nga bateritë nxjerrën metalet dhe kimikatet. Ka shumë mënyra për të ndarë, klasifikuar dhe ricikluar tani. Rreth gjysma e këtyre produkteve të mbledhura këtu janë mbeturina dhe si të tilla dërgohen për djegie apo për prodhim të biogazit

Çdo person në BE lë pas ose bënë rreth gjysmë ton mbeturina në vit. Janë sasi të mëdha të mbeturinave të cilat për fat të keq, nuk ripërdoren, por në shumicën e rasteve përfundojnë në ndonjë depo mbeturinash. Në disa vende të BE-së, në kundërshtim me ligjet, deponohen deri në 80% të mbeturinave. Në Suedi deponohet më pak se një për qind, çka na bën të jemi ndër më të mirët në botë në ruajtjen e mjedisit.

Ky është një nga objektet më moderne të djegies së mbeturinave në Suedi. Një oxhak i gjatë nga i cili del tym i bardhë jashtë, tym i cili ngrihet lartë mbi një ndërtesë të madhe çeliku me xham. Poshtë në hyrje, na pret Lena Berglund, udhëheqëse e impiantit, e cila e bën një prezantim të shkurtër për ne.

Objekti në Högbytorp, në veri të Stokholmit, është mbresëlënës.

“Këtu marrim pjesën e mbeturinave që nuk mund të klasifikohen për riciklim. Ne kujdesemi për ato, i djegim dhe prodhojmë energji elektrike dhe nxehtësi prej tyre”, thotë Lena Berglund.

Nëse hidhni mbeturina në një vendgrumbullim apo depo, mbeturinat mbesin aty dhe bëhën metan i cili konsiderohet si një nga ndotësit kryesor të ajrit dhe ndikon negativisht në klimë. Berglund thotë se në Suedi, jemi shumë të kujdesshem në menaxhimin e mbeturinave. Ne kujdesemi për energjinë që mund të krijohet nga mbeturinat shtëpiake, thotë ajo.

Llogaritjet tregojnë se në çdo ton mbeturine që djegen korrespondojnë 220 litra naftë. Nëse mbeturinat, të cilat nuk mund të ripërdoren, digjen në mënyrë efikase në vend që të deponohen, atëherë nxjerrën përfitime të mëdha mjedisore.

Veshim jelekët e verdhë të sigurisë dhe helmetat për të bërë një turne në objekt

Micke Larsson i cili di shumë për teknologjinë na bashkangjitet. Jashtë ndërtesës, janë të grumbulluara kontejnerët plastik që janë disa metra të lartë.

“Nuk janë mbeturina vetëm nga Stokholmi, ne pranojmë mbeturinat për djegje edhe nga Norvegjia, Finlanda e madje edhe nga Britania e Madhe, ata na paguajnë për këtë gjë”, thotë Lena Berglund

 Hyjmë në një sallë të madhe. Disa kamionë zbrapsen dhe i hedhin mbeturinat në një bosht. Një vinç shumë i madh është i varur mbi kokat tona, një mashë e madhe lëshohet teposhtë dhe i kap mbeturinat dhe i dërgon aty ku duhet.

Këtu brenda ka sensorë që ndjejnë temperaturën e gjithashtu edhe përmbajtjen e asaj që do të digjet tregon Micke se si “Një program kompjuterik kontrollon vinçin që ngrihet dhe lëviz automatikisht si për tharje ashtu edhe për shpërndarje më të mirë të mbeturinave. Një vidhë thyen materialin dhe ne mundohemi të ndajmë për riciklim sa më shumë plastikë që është e mundur, por pjesa tjetër hidhet për djegie përmes vinçit”, thotë Micke.

 Sa ton mbeturina digjen çdo ditë?

Rreth 800 ton, thotë Micke, dhe vazhdojmë të ngjitemi lart përmes një shkalle të ngushtë çeliku. Poshtë nesh, tunden rripat transportues ku mbeturinat e dekompozuara shkojnë në furrën e djegjës. Hyjmë përmes një derë çeliku, na godet vapa. Micke ecën përpara dhe shtyn një kapak përpara një dritareje të vogël në formë katrore. Një skenë inferno zhvillohet brenda, flakët e zjarrit flakërojnë përreth, mjegullat e tymit të zi sillen rrotull.

Djegia bëhet në disa faza, fillimisht bëhët tharja, pastaj ndezja dhe fazat e ndryshme të djegies me furnizim të ajrit dhe në fazën përfundimtare bëhët shkarkimi i hirit që mbetet nga djegja. Temperaturat e djegiës janë mes 900-1200 gradë, varësisht se çfarë digjet. Synimi është për të bërë djegia optimale dhe minimizimi i lirimit të gazrave të dëmshme.

Nga hiri, dalin metalet që riciklohen dhe tani jemi duke përgatitur një sistem i cili kujdeset për kripërat dhe mineralet që dalin nga hiri fluturues, thotë Micke. Nxehtësia nga djegia merret përmes gypave të ujit nëpër mure, të cilët, nëpërmjet një sistemi të ndërlikuar nën presion të lartë lirojnë avull. Brenda në sallën e turbinës hasim në një gumëzhinë.

Avulli ushqen turbinën, turbina drejton gjeneratorin, ky gjenerator jep energji elektrike, 30 MW. Pas gjeneratorit, avulli ftohet dhe siguron ngrohje në rrjetin e ngrohjes qendrore në Stokholm. Dhe kështu përdorim energjinë dy herë. Linja e ngrohjës për në qytet është 25 kilometra e gjatë dhe paramendoni, një qendër qyteti me gjysmë milioni njerëz që ngrohen me naftë ose qymyr, çfarë ndotje i bëhët ajrit! Ne e shmangemi kësaj ndotjeje të ajrit me sistemin tonë të ngrohjës.

“Pra, banesa juaj ngrohet nga mbeturinat tuaja ose nga mbeturinat e fqinjit tuaj”, buzëqesh Micke. Përsëri dalim jashtë në të ftohtë. Nga oxhaku i lartë del tym i bardhë. Duket tym helmues. Është tym i bardhë, që përmban vetëm avull uji dhe dioksid karboni, thotë Micke dhe tregon nga brenda ndërtesës ku duken tuba, rezervuarë, kontejnerë me filtra, të gjitha bashkë – siç më duket mua – rrëmujë.

Tymi nga djegia kalon nëpër filtra elektrikë dhe filtra karboni, mbrenda spërkatet gëlqere, ujë dhe lëndë të tjera për të larguar oksidet e azotit. Asgjë nuk mbetet në fund, pra është krejtësisht tym i pastër, thotë Micke.

Po dioksid karboni a mund të ruhet?

Fatkeqësisht jo. Akoma nuk kemi ardhë deri aty. Mënyra më e mirë është të largojmë plastikën nga mbeturinat para procesit të djegiës. Ne i’a dalim me shumë sukses largimit të plastikës, thotë Micke Larsson. Lena Berglund tund kokën në shenjë pohimi.

Në fakt, është një teknologji e përdorur gjatë ku përmes djegies zihet uji nga i cili prodhohet rrymë dhe ngrohje, por ne këtu për dallim po e zhvillojmë dhe e përmirësojmë procesin vazhdimisht. Ne kujdesemi për shumë materiale, shumë lëndë dhe e shfrytëzojmë energjinë disa herë. Nga një qese mbeturinash, ne kujdesemi për pothuajse 100 % të energjisë që është në dispozicion. Kështu që gjithçka është duke u zhvilluar vazhdimisht edhe pak, pak më mirë. Ky është një objekt tërësisht i ri, që do të thotë se është përdorur teknologjia më e fundit dhe e cila ka përmbushur kushtet më të favorshme për ruajtjen e mjedisit, thotë Lena.

A mund të realizohet një gjë e tillë edhe në vende të tjera?

 Në Suedi, është më e lehtë për të përfituar nga një investim i tillë. Në vende tjera duhet të ndërtohen edhe objekte më të vogla me të njëjtën teknologji. Shumë vende kanë ndërtuar objekte për djegieje për arsye se e mbeturinat e deponuara zënë shumë hapësirë. Por do të ishte fantastike dhe e dobishme sikur të përfitohet dicka edhe nga ajo djegie, thotë Lena. Ky objekt ka kushtuar afër 250 milionë euro.

Suedia ka një klimë të ftohtë dhe një rrjet të zgjeruar të ngrohjes qendrore. Ky rrjet bën të mundur shfrytëzimin e nxehtësisë e cila del pas prodhimit të energjisë elektrike.

Ne i falenderojmë për vizitën dhe kthehemi te vetura jonë e mbushur me elektricitet. Por nuk shkojmë larg, sepse pranë objektit të djegies në Högbytorp është objekti po aq modern i krijimit të biogazit.

Teksti dhe fotografitë: Lennart Berggren / Axiom Film

Vazhdon… Zgjidhje suedeze: Energjia përfitohet nga mbeturinat  (3)

Raportimet nga Suedia janë mbështetur nga Ambasada e Suedisë në Kosovë në kuadër të fushatës “Le të flaim për ajrin” si dhe në zgjerimin e gazetarisë së gjelbër dhe rrjetizimin botëror.

Leave a Reply