Qingla, me aromë të pakëndshme, shëruese por edhe helmuese

Bimët

Të gjitha pjesët e qinglës përmbajnë materie shëruese, por duhet pasur kujdes, sepse në doza të larta janë helmuese dhe shkaktojnë të vjella dhe diarre, deri në komë

E gjejmë kahmos, buzë rrugëve, në vende me diell në grupe të mëdha dhe në truall me shumë humus, në kullosa, vende të djerra dhe buzë pyjeve. E njohim të gjithë për nga aroma e rëndë dhe shija e keqe.

Qingla (apo edhe kinla), me emrin latin Sambucus ebulus, nga familja Caprifoliaceae është bimë barishtore shumëvjeçare, e gjatë 1-2m. Gjethet janë të kundruellta, të përbëra nga 7 deri në 11 gjethe të zgjatura dhe me maje. Lulet janë të bardha (rrallë rozë), me erë bajame të hidhura, të bashkuara në një tufë lulesh të ngjashme me mburojë në majë të kërcellit.

Fruti është kokërr e kuqe e rrumbullakët, me lëng dhe i zi. Lulëzon në qershor dhe korrik. Rritet kudo si barojë me erë të keqe me shije të pakëndshme.

Përdoren rrënja, fleta dhe fruti (Ebuli radix, folium et fructus). Në rrënjë ka heteroside cianogjenetike dhe substanca të hidhura. E gjithë bima ka pak vaj esencial, substanca të hidhura, sheqerna të ndryshëm, dhe fruti përmban acide valerike, malike dhe tartarike, tanine, antocianin (ngjyra mavi e lëngut) dhe pektinë.

Rrënja përdoret nga jashtë dhe nga brenda në mjekësinë popullore kundër reumatizmit: 1 kg rrënjë e copëtuar zihet për 2 orë në 10 l ujë dhe dora ose këmba mbahen në një zierje të ngrohtë; pini 2-3 gota në ditë në të njëjtën kohë. Të gjitha pjesët e bimës kanë një efekt pastrues, diuretik dhe shkaktojnë djersitje. Frutat e pjekur shtypen dhe lihen për 2-5 ditë, gjatë së cilave bëhet zierja, lëngu kthjellohet, pastaj shtrydhet dhe filtrohet. Ky lëng, i ëmbëlsuar shkakton djersitje dhe pastrim.

Në doza të larta pjesët e kësaj bime janë helmuese dhe shkaktojnë të vjella dhe diarre, deri në komë./bbgreenkosova

Burimi: Literatura profesionale
Foto: BB Green Kosova

Leave a Reply