Shkencëtarë që lanë gjurmë: Teofrasti, babai i botanikës
Disa e mbajnë si baba të taksonomisë, ndonëse është ky epitet i Carl Lineusit shumë shekuj më vonë
Teofrasti (371 p.e.s – 287 p.e.s), filozofi grek dhe nxënës i Aristotelit, konsiderohet baba dhe themelues i botanikës. Ka qenë nxënës i Aristotelit dhe ai ia ka besuar shkrimet e tij dhe e ka vënë si trashërgimtar të shkollës së tij. Disa e mbajnë si baba të taksonomisë, ndonëse është ky epitet i Carl Lineusit shumë shekuj më vonë. Ka shkruar shumë libra me tematikë të ndryshme, nga logjika, metafizika, mjekësia dhe politika, ndonëse shumica e veprave të tij kanë humbur. Ka pasur ndikim të madh në mendimtarët e mëvonshëm.
Jeta dhe vepra.– Ka lindur në ishullin Lezbos si Tirtaniem ndërsa në Athinë ka shkuar si djalosh për të hyrë në shkollën e Platonit. Pas vdekjes së Platonit i është bashkuar Aristotelit, i cili ia ka dhënë emrin Teofrast për shkak të fuqisë hyjnore dhe elokuencës së tij. Më vonë e ka emëruar për prijës të shkollës së tij dhe trashëgimtar të bibliotekës dhe Teofrasti ka mbetur aty për 35 vjet.
Ka shkruar dy vepra të rëndësishme, Historia e bimëve ka qenë prova e pafrë e sistemimit të bimëve. Në origjinal vepra është shkruar në 10 libra, por janë ruajtur 9. Bimët janë klasifikuar për nga rajoni ku janë rritur, anatomia, madhësia dhe prakticiteti në formë të ushqimit apo mjekësisë.
Është përshkruar mbirja e farave, dallimi mes pemëve të kultivuara dhe të egra, bimëve shumëvjeçare, perimeve, drithrave. Në librin Prejardhja e bimëve përshkruhet rritja e bimëve, si të shumëzohen, cilat janë nevojat e tyre, vetitë dhe aftësitë, sëmundjet, aroma e shija dhe efekti i ndryshimeve më mjesi në rritjen e bimëve. Vepra përbëhet prej 8 librash, por janë ruajtur vetëm 6. Në letërsi vepër e rëndësishme është Karakteret, në të cilën ka përshkruar tridhjetë të meta e dobësi njerëzore, që paraqet provën e parë të shyqrtimit të tipologjisë së karaktereve njerëzore. Në shkrimin Mbi gurët i ka klasifikuar gurët dhe perlat varësisht nga ndryshimet e tyre në nxemje dhe fortësi me çka i ka vënë themelet e mineralogjisë.
Në Athinë ka qenë themelues i parkut të parë botanik. Ka qenë vegjetarian. Mendonte se kafshët nuk ekzistojnë për hir të njerëzve dhe se vrasja e tyre është e panevojshme, sidomos kur ka ushqim bimor të mjaftueshëm.
Ka vdekur në moshën 85-vjeçare, i adhuruar e i çmuar prej shumicës. Emrin e teofrastit e mban bima e kadifesë apo juta kineze (Abutilon theophrasti), barojë invazive, të cilën e hasim nëpër ara./bbgreenkosova
Burimi: Biography.com
Foto: Thegoodbotanist.com, Wikipedia