Përveq tokës, ne po e ndotim edhe hapësirën

Më të rejat

Këto janë dy mbeturinat hapësinore të cilat për pak u përplasën në hapësirë.

Një kompani e cila përdor radarë për të gjurmuar objekte në orbitë, LeoLabs kishte thënë se një satelit i shkatërruar rus dhe një segment rakete kineze i hedhur ka të ngjarë të vinin brenda 25 metrash nga njëri-tjetri.

Ajo tha se nuk kishte shenja mbeturinash mbi Antarktidën të Premten në mëngjes.

Me objektet që kishin një masë të kombinuar prej më shumë se 2.5 tonë dhe shpejtësi relative prej 14.66 km / s (32,800 km / orë), çdo përplasje do të kishte qenë katastrofike dhe do të prodhonte një shi mbeturinash.

Dhe duke pasur parasysh lartësinë prej gati 1,000 km, fragmentet që do të rezultonin do të kishin qëndruar rreth e rrotull për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, duke paraqitur një kërcënim për satelitët operacionalë.

Me lëshimin e gjithnjë e më shumë satelitëve, ekziston shqetësimi në rritje për potencialin e përplasjeve dhe ndotjes së mbeturinave të atyre objekteve. Shqetësimi i madh është numri i madh i pajisjeve të tepërta në orbitë, rreth 900,000 objekte më të mëdha se 1 cm janë të afta të bëjnë dëm të madh, ose edhe shkatërruar një anije kozmike operacionale në një takim me shpejtësi të lartë.

Mesatarisht gjatë dy dekadave të fundit, 12 copëzime aksidentale kanë ndodhur në hapësirë ​​çdo vit “dhe kjo prirje fatkeqësisht po rritet”, tha agjencia.

Gjithashtu këtë javë, në Kongresin Ndërkombëtar Astronautik në internet, një grup ekspertësh renditën ato që ata i konsideronin si 50 objektet më të dëmshme në orbitë. Një pjesë e madhe e tyre ishin objekte të vjetra ruse, ose të epokës Sovjetike, të raketave Zenit. /bbgreenkosova./

Burimi: BBC news
 

Leave a Reply