Ngrohja globale: Çfarë do të jetë 2020-a?

Njeriu dhe natyra

Foto: Volunteer Fdip

Sipas të dhënave të tanishme, ky vit do të mund të jetë më i ngrohti që nga viti 1880

Tashmë u mësuam që në fund të çdo viti të lexojmë raporte se temperatura atë vit ka tejkaluar rekordet që prej kur bëhen matjet. Sipas të dhënave të tanishme, kjo mund të ndodhë edhe këtë herë, sepse viti 2020 do të mund të jetë më i ngrohti që nga viti 1880.

Administrata kombëtare amerikane e oqeaneve dhe e atmosferës (NOAA), ka bërë të ditur në raportin e saj se çereku i parë i këtij viti është në vendin e dytë për nga temperatura mesatare qëkur bëhen matjet. Më ngrohtë ka qenë vetëm në vitin 2016, por kësaj dukshëm i ka kontribuar efekti natyror el ninjo, i cili mungon sivjet.

Temperatura mesatare globale nga janari deri në prill ka qenë më e lartë për 1.14 gradë Celsius në krahasim e mesataren e shekullit XX, ndërsa temperatura e oqeanit për rreth 0,83 gradë.

Prilli i vitit 2020 gjendet në vendin e dytë të prillave më të ngrohtë në histori, deri sa temperatura e oqeanit në këtë pjesë të vitit kurrë nuk ka qenë më e lartë. Prilli kështu është bërë muaji i tretë me radhë në vitin 2020 i cili gjendet në vendin e dytë për nga nxehtësia, ndërsa janari i vitit 2020 ka qenë janari më i ngrohtë që kemi shënuar ndonjëherë. Pos kësaj, tetë prillat më të nxehtë janë shënuar në 10 vitet paraprake.

Është vërejtur edhe se rritja e temperaturës në Evropën Lindore dhe në Azi është më e lartë se në pjesët tjera të botës, kështu që në këto regjione është shënuar temperatura më e lartë mesatare kurdoherë në kuartalin e parë të vitit, deri sa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur edhe më shumë të reshura se sa është e rëndomtë për këtë kohë të vitit.

Në raport thuhet se për rezultate të tilla më përgjegjëset janë ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktivitetet njerëzore, ndërsa sipas të gjitha të dhënave të disponueshme, ky vit gati se sigurisht do të jetë njëri prej pesë më të ngrohtëve qëkur bëhen matjet.

Burimi: NOAA

Leave a Reply