Mirësevini në botën e ujërave të zeza

Më të rejat

A mund të themi se në Kosovë menaxhohen ujërat e zeza, sigurisht se përgjigja është jo e këndëshme sa edhe pamja e e tyre në vende banimi apo edhe në natyrë apo lumenjë.

 Jo vetëm që mund të jetë një pamje aspak e mirë por që kundermon një erë mbytëse dhe qe mund të jetë një pasojë për shëndetin dhe përkeqësimin e natyrës.

Këto ujëra vazhdojnë aktivitetin në 24/7 e që askush nuk vret mendjen se çfarë rreziku shfaq në shpërndarje të sëmundjeve.

Nëse këto ujëra të zeza  përmbajnë fekale dhe  mbetje te ushqimeve dhe derdhen në një lum, ato shkatërrohen në menyrë biologjike dhe mund te përpunohen nga bakteriet dhe mikro-organizamt.

Ndërsa ato ujëra të cilat përmbajnë mbeturina organike është problem që ato të përpunohen dhe shkatërrohen, ato ndikojnë shumë keq në shëndetin publik.

Prandaj është mëse e nevojshme trajtimi i ujërvae të zeza dhe menaxhimi  i tyre që të mos lejohet që ato të derdhën në hapësira ku dëmtohet shëndeti i njeriut dhe vetë natyra.  

Derisa nëpër shumë vende të botës ujërat e zeza mblidhen në gropë septike dhe pastrohen për ujë të përdorshëm, në vendin tonë ato derdhen në hapësira banuese dhe frekuentuese dhe më e keqja edhe në liqenet të cilat bëhet furnizimi i ujit të pijshëm për banorët siç është edhe liqeni i Badovcit.

Lumenjët të cilët janë njohur për pastërtin dhe bukurinë e tyre ata sot janë të ndotur nga ujërat e zeza: Stinica, Lumbardhi, Mirusha, Drini i Bardh, Ereniku e shumë të tjerë.

Edhe përkundër shumë premtimeve institucionale përkatëse, Kosova ende përballet me këto probleme ,siç edhe është thënë se menaxhmi i ujërave të zeza dhe impianteve kushton shumë.

Ndryshe, Kosova në vitin 2013 ka miratuar Ligjin për Ujërat, e cila parashikon edhe dënime të larta për ata që ndotin qëllimshëm lumenjët, jo vetëm që ndalohet hedhja e masave të lëngëta e të ngurta industriale, por ndalohet dhe larja e veturave në afërsi të lumenjëve dhe spërkatja e pemëve dhe preimeve. albinfo.ch /BBGreenKosova/

Leave a Reply