Makina që ”shpëton” botën në ujin e pijshëm

Më të rejat

Mungesa e ujit të pijshëm po e qon botën drejt një krize .

Ndryshimet klimatike po shkaktojnë mungesë të ujit, për të ndaluar këtë pasojë vjen ideja e britanikes Lee King me kompanin e saj Hydro Wind Energy.

King për mediat e hyaja tha: “Dy të tretat e popullsisë së botës janë në rrezik. Vitin e kaluar pati mungesë uji në Kaliforni, si dhe në Cape Town në Afrikën e Jugut”.

“Shtatë milionë njerëz vdesin çdo vit nga pasojat e mungesës së ujit, dhe unë dua të bëj diçka në lidhje me të”, tha ajo.

Për shkak të gjendjes së coronavirusit punët i kanë ngecur në Dubai. Emri i pajisjes portative është Quench Sea.  Egziston edhe laboratori ku bëhet testimi i shkripëzimit të ujit të detit.

 “Deti Arabik ka një nga nivelet më të larta të kripës në botë”, thotë King. “Produkti ynë funksionon edhe në këto ujëra. Tashmë kemi shndërruar 18,000 litra ujë të detit në ujë të pijshëm gjatë provave tona dhe pajisja është ende duke punuar”.

Me këtë makinë, një gotë me ujë të pijshëm mund të prodhohet nga uji i detit në pesë minuta.

Produkti më vonë do të kushtojë më pak se dhjetë euro. /BBGreenKosova/

Burimi: indiegogo.

Leave a Reply