Sëmundjet të cilat shkaktohen nga ndotja e ajrit
Në shumë vende, por edhe në Kosovë, ndotja e ajrit është një nga problemet më të mëdha që e kanosin mjedisin dhe shëndetin tonë. Aktivitetet industriale janë faktorët më të mëdhenj të ndotjes së ajrit.
Ndotjes së ajrit, nuk mund ti mënjanohet askush për shkak se të gjithë jemi të ekspozuar ndaj tij, ne mund ta zgjedhim ushqimin apo ujin që e pijmë, por jo ajrin, prandaj duhet ti kushtohet sa më shumë vëmendje.
Të gjithë e dijmë se frymarrja në ajër të ndotur është e dëmshme, por jo të gjithë e dijmë se ajri mund të jetë shkaktar i shumë sëmundjeve. Një nga burimet kryesore të ndotjes në Kosovë janë makinat, dhe kjo theksohet edhe më shumë duke marrë parasysh qe shumica e makinave janë të vjetra, kanë defekte teknike apo përdorin derivate jo-cilësore.
sipas studimeve të publikuara në Wikipedia, ndotësit kryesor të ajrit të liruar përmes emetimeve nga makinat me benzinë, naftë apo derivate-alternative janë monoksidi i karbonit, oksidet e azotit, hidrokarburet e pa djegura dhe grimcat e njoma. Një burim tjetër i ndotjes në Kosovë janë termocentralet, këto cilësohen si ndotës kryesor të ajrit përshkak se përdorin teknologji të vjetër dhe mjete djegëse për të krijuar energji elektrike, e përveq tyre janë fabrika të shumta që e ndotin ajrin e të cilat nuk marrin asnjë masë parandaluese për zvogëlim të ndotjes. Ndotjet në ajër shfaqen si gazra dhe si grimca të vogla, përshembull grimcat e hekurit apo pluhurit.
Efektet e ajrit të ndotur tek ne mund të shfaqen në formë alergjie, irritimi të lëkurës apo syve, të hundës e të fytit. Por ajri është shkaktar i sëmundjeve edhe më shumë serioze, ndotësit futen në organizmin tonë përmes sistemit të frymarrjes , pastaj absorbohen në gjak e në organe ku krijojnë dëme të ndryshme.
Disa nga sëmundjet më të shpeshta që shkaktohen nga ajri i ndotur janë sëmundjet e sistemit respirator, siq janë astma, pneumonia apo kanceri i mushkërive. Ajri i ndotur ndikon edhe në probleme kardiovaskulare. Gjithashtu ndikon në shtatzani, e në fëmijë ndikon në sistemin imunitar të tyre. Pra është e vërtetuar se ajri ndikon në jetëgjatësinë e individit .
Mënyrat se si mund të mbrohemi ndaj ndotjes së ajrit, sidomos në këtë periudhë të pandemisë është përmes maskave, gjithashtu mbjellja e gjelbërimit në zona urbane apo industriale, dhe marrja e masave për zvogëlim të ndotjes në fabrika apo industri të cilat po e dëmtojnë rëndë mjedisin, kjo mund të arrihet me anë të vendosjes së filtrave nëpër fabrika. /bbgreenkosova./
Burimet: https://sq.wikipedia.org/wiki/Ndotja_e_ajrit_n%C3%AB_Kosov%C3%AB https://www.environmentalpollutioncenters.org/air/diseases/
Foto: unsplash.com