Shkencëtarët tërheqin vërejtjen: Disa lloje balenash janë në prag të zhdukjes

Më të rejat

Mbi 350 shkencëtarë dhe konservatorë nga 40 vende kanë nënshkruar një letër, me të cilën bëhet thirrje për veprim global për të mbrojtur balenat dhe delfinët nga zhdukja, pasi më shumë se gjysma e të gjitha specieve janë të rrezikuara.

Ata deklaruan se të dy speciet janë praktikisht në prag të zhdukjes, madje edhe balenat e mëdha nuk janë të sigurta.

Deri më tani kërcënimi më i madh është kapja aksidentale në mjetet e peshkimit dhe rrjeta, gjë që vret rreth 300,000 balena dhe delfinë në vit.

Ata veçanërisht theksuan situatën e vështirë me popullsinë e të ashtuquajturave balena të lëmuara ose të vërteta në Atlantikun e Veriut, nga të cilat kanë mbetur vetëm rreth disa qindra individë, dhe balena e derrit, e cila zakonisht banon në Gjirin e Kalifornisë, dhe ndoshta kanë mbetur vetëm 10 individë.

Besohet gjithashtu se delfini kinez i lumit është në prag të zhdukjes. Ky delfin dikur ishte i zakonshëm në ujërat e lumit Jangce, dhe tani besohet se është zhdukur.

Megjithëse popullatat e prekura në pjesën më të madhe të botës kanë pasur mundësinë të ripërtëriten nga gjuetia e organizuar, ato tani po përballen me kërcënime të panumërta për shkak të aktiviteteve njerëzore, duke përfshirë ndotjen plastike, humbjen e habitatit dhe ushqimit, ndryshimin e klimës dhe përplasjet e anijeve.

“Le të jetë ky një moment historik kur mirëkuptimi se balenat janë në rrezik të shkaktojë një valë të fuqishme veprimi nga të gjithë – rregullatorët, shkencëtarët, politikanët dhe publiku për të shpëtuar oqeanet tona”, tha Mark Simonds i Universitetit të Bristolit në Britani.

Letra, e nënshkruar nga ekspertë në Britani, Shtetet e Bashkuara, Meksika, Afrika e Jugut dhe Brazili, tregon se kjo situatë e vështirë mund të ishte shmangur, por se kishte mungesë të vullnetit politik.

“Nëse nuk reagojmë tani, brezat e ardhshëm nuk do të jenë në gjendje t’i shohin këto qenie inteligjente, shoqërore dhe frymëzuese”, thuhet në letrën e qindra shkencëtarëve dhe aktivistëve.

“Shpëtojini balenat” ishte një parullë e njohur e viteve shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë të shekullit të kaluar, e cila ishte një lëvizje që ndihmoi në ndalimin e gjuetisë komerciale të balenave, përkujton BBC./bbgreenkosova

Burimi: BBC
Foto: Britannica.com

Leave a Reply