Italia subvencionon blerjen e biçikletave deri në 500 euro

Njeriu dhe natyra

OBSH: Kurdo dhe kudo që të jetë e mundur, duhet marrë në konsideratë përdorimi i biçikletave

Për shkak që siguria e njerëzve nga Covid-19 ende është në pikëpyetje prandaj një nga një qëllimet kryesore me të cilën përballen qeveritë është se si t’i bëjnë popullsitë e tyre të lëvizin të sigurt, pa rrezikun e infektimit, përcjell albinfo.ch

Me shërbime të zvogëluara të transportit publik dhe me kushtin e distancimit fizik, qeveritë në të gjithë kontinentin po kërkojnë mënyra të reja për të inkurajuar njerëzit të ecin apo të përdorin biçikletat.

OBSH-ja së fundi ka deklaruar se “Kurdo dhe kudo që të jetë e mundur, duhet marrë në konsideratë përdorimi i biçikletave për të shmangur dyndjen në transportin publik”

Nërkohë qeveria italiane ka vendosur të subvencionojë blerjen e biçikletave për të gjithë qytetarëve e saj deri në masën 70%. Kjo nismë është pjesë e planit të rihapjes së Italisë ku transporti me mjete urbane do të jetë më i kufizuar. Për ta dekurajuar më shumë përdorimin e këtij transporti për periudhën pas-karantinës, ministria e Infrastukturës dhe Transportit ka propozuar të inkurajojë blerjen e skuterëve, biçikletave dhe automjeteve personale me energji elektrike, trasnmeton BBGreenKosova.

Nëpërmjet tij synohet të paguhet nga shteti 65-70% e vlerës së mjetit, me një tavan prej 500 eurosh./BBGreenKosova

Burimi: Albinfo

Leave a Reply