Kompanitë kanë nisur të shesin ujë në kanaçe, për të qetësuar ambientalistët!

Më të rejat

Foto: commons.wikimedia

Pavarësisht se kanaçet po përbëjnë një sfidë ndaj industrisë 19 miliardë dollarëshe në vit të shisheve të ujit, ato nuk kanë gjasa të mbizotërojnë, sipas ekspertëve të industrisë. Llogaritë e thjeshta ekonomike përbëjn një faktor të madh.

Alumini është shumë më i shtrenjtë se plastika.

Materiali bazë për një kanaçe është 25-30% më i shtrenjtë krahasuar me shishen plastike të të njëjtit volum.

Zhvendosja në masë tek kanaçet do të rrisë kostot për kompanitë e pijeve, ku një pjesë me shumë gjasa do të kalojë tek konsumatorët, duke e bërë produktin më pak konkurrues ndaj rivalëve plastikë. Një tjetër faktor është komoditeti i konsumatorëve.

Njerëzit nuk i hedhin zakonisht shishet e ujit me një përdorim. Ndërkohë që po bëhet progres në teknologjinë e kanaçeve, shumica e tyre kur hapen qëndrojnë të tilla, ndërsa shishet plastike mund të mbyllen me tapë.

Uji me shishe mund të shitet gjithashtu në disa përmasa, ndërsa kanaçet janë më të limituara.

Foto: https://www.sciencealert

Për rrjedhojë, gjigantët e pijeve po tregojnë kujdes. Pavarësisht se kompanitë kanë nisur të shesin ujë në kanaçe, për të qetësuar ambientalistët, ato po përpiqen gjithashtu të transformojnë plastikën në një mënyrë të gjelbër. Shkencëtarët po krijojnë një përbërës të ri, që është më i lehtë për t’u shpërbërë në natyrë dhe që riciklohet.

Danone deklaroi se po zëvëndëson disa shishe plastike me kanaçe alumini për markat e ujit në Britani, Poloni dhe Danimarkë.

Megjithatë, kompania që përdor 400,000 ton shishe plastike çdo vit, po përqëndrohet gjithashtu në riciklimin e plastikës dhe planifikon të përdorë mesatarisht 50% material të riciklueshëm në shishet e ujit deri në vitin 2025.

Nuk ka mjaftueshëm kanaçe

Foto: airbestpractices

Një tjetër pengesë për zëvëndësimin në masë të shisheve plastike është se mund të mos ketë mjaftueshëm kanaçe, ndërkohë që shumë kompani të birrës dhe verës po kalojnë nga shishet e xhamit në kanaçe.

Prodhuesi më i madh në botë i kanaçeve, “Ball Corp”, bëri të ditur investitorëve se planifikon të shtojë 4-5 miliardë kanaçe shtesë në kapacitet deri në mes të vitit 2021, nga 105 miliardë që është kapaciteti aktual. Ky projeksion i kompanisë nuk merr në konsideratë potencialin e sektorit të ujit.

Një zhvendosje prej vetëm 1% e pijeve nga shishet plastike dhe të xhamit në kanaçe, do të kërkonte një rritje prej 24 miliardë kanaçesh, sipas kompanisë. Ky ndryshim prej 1% do të rriste kërkesën për alumin me rreth 310,000 ton.

Leave a Reply