Plastika ndot ujin, alumini ndot ajrin!

Më të rejat

Foto: 123rf

Markat e reja të ujit po përpiqen të përfitojnë nga ndryshimi. “Mananalu do të shpëtojë botën nga mbajtësit plastik të ujit dhe do nisë valën e re të ndryshimit”, shkruan faqja në web e kompanisë së ujit në kanaçe, të nisur nga aktori i Hollywood, Jason Momoa, i famshëm për filmin Aquaman.

Foto: mananalu

“Industria e aluminit mund të përdorë argumentin se produkti është përgjithmonë i riciklueshëm dhe kanë të drejtë.

  • Por alumini përdor sasi gjigante të energjisë elektrike dhe nxjerr gjithashtu gazra ndotës në atmosferë”, thotë Martin Barrow, drejtor i gjurmëve në mjedis te kompania britanike “Carbon Trust”.

Krahasimi i gjurmëve në mjedis të aluminit me plastikën është komplekse për t’u llogaritur, për shkak se prodhimi i metalit me energji hidrike në vend të lëndëve djegëse, redukton ndotjen në atmosferë dhe në të njëjtën kohë, ul nivelin e mbetjeve për shkak të riciklimit.

Foto: apfoodonline

Por, kur merren në vlerësim të gjitha llojet e metalit, kanaçet emetojnë dyfish gazra ndotës në atmosferë krahasuar me shishet plastike. Niveli më i lartë i ndotjes nga alumini është 1,300 gram dioksid karboni për një kanaçe 330 ml, sipas llogaritjeve të Reutes, që është ekuivalente me ndotjen që shkakton një makinë gjatë një distance prej 7-8 kilometra.

  • Një shishe plastike e së njëjtës përmasë, e përbërë me terefalat polietileni (PET), nxjerr 330 gram dioksid karboni.
Foto: idntimes

Bruce Karas, drejtor i Coca Cola për mjedisin dhe qëndrueshmërinë, tha se ekziston një presion ambientalist kontradiktor.

“Kur kemi një material tjetër, shohim të gjithë matësit: gjurmët e karbonit, preferencat e konsumatorit, energjinë, ujin. Kemi një miks. Por kur kemi 5 gjëra pozitive dhe vetëm 1 negative, do të duhet të marrim vendime”, tha ai.

  • Alumini ka një ndotje më të madhe të atmosferës në prodhim, për shkak të energjisë që duhet në procesin e shkrirjes.

Çështja bëhet më e vështirë, kur përfshihen elementë të tjerë si logjistika. “Duhet menduar për transportin, paketimin dytësor dhe kohën në magazinim”, tha Simon Lowden, ekzekutiv i Pepsi në iniciativën plastike.

  • Alumini është i lehtë dhe kanaçet përdorin hapësirën në mënyrë efektive. Për rrjedhojë, duhet më pak transport krahasuar me plastikën apo xhamin dhe më pak energji për të ftohur pijet në kanaçe.

Leave a Reply