Valeriana, për qetësim e pagjumësi

Bimët

Emri i i saj rrjedh nga fjala latine valere, që do të thotë të jesh i shëndoshë, për shkak të përdorimit shërues të bimës.

Valeriana (Valeriana officinalis L.) është bimë e përhershme e gjelbër nga familja Caprifoliaceae. Ka kërcyell vertikal, në pjesën e epërme të degëzuar, me rrudha për së gjati, boshe, rritet deri në dy metra lartësi. Rizoma është cilindrik, me gjatësi e trashësi rreth 2-3 cm, me rrënjë të gjata anësore. Gjethet kryesore krijohet në fund të kërcyellit ku krijojnë rozetë, janë të gjatë dhe pendorë jo çiftë, të përbërë reh 7-23 gjethe me dhëmbëzime të rralla skajeve. Gjethet në kërcyell janë të kundruellta shë në pjesën e epërme janë dukshëm më të vogla. Lulet janë dygjinore, me aromë, krijohen në maje të kërcyejve dhe janë të mbledhur në mburojë lulore. Fruti është arrëz me madhësi 2-4 mm.

Vendbanimi

Është e përhapur në regjionin e Evropës dhe Azisë veriore. Vendbanime ka vendet në hije e të lagështa të pyjeve, moqaleve, rritet pranë kanaleve, përrenjëve. Kultivohet edeh si bimë shëruese. Mund të kultivohet me mbjelljen e farave në pranverë apo me ndarjen e rizomës në verën e vonë. Bimëve u përshtatet toka e lagësht dhe e pasur, dhe vendet në hije apo gjysmëhije.

Është e mirë edhe si mjaltsjellëse, bletëve u jep nektar, por polen nuk ka.

Përdorimi

Në pranverë të hershme nxirren rizomat e kërcyellit, të cilat janë të vjetra së paku dy vjet. Lahen, pastrohen dhe thahen me kujdes. Kanë erë karakteristike, shumë të fuqishme e të pakëndshme. Përdoren për qetësimin e sistemit nervor, histerisë e pagjumësisë.

> 2-3 g u qitet një flxhan uji të valë, lëhen të qëndrojnë për 15 minuta dhe kullohet. Pihet 2-3 herë në ditë./bbgreenkosova

Burimi: Literatura profesionale
Foto: mercadolivre.com

Leave a Reply