Konferenca gjermane për natyren dhe mjedisin e Ballkanit Perëndimor, gazetaria e gjelbër përparësi

Green journalism, Më të rejat

Behare Bajraktari

Në Prizren u mbajt takimi ndërkombëtar i ekspertëve “Ruajtja e Natyrës dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut mbi gjendjen, sfidat për vendet dhe bashkëpunimi ndërkufitar”.

Një prej çështjeve krysore mbetet informimi rreth sfidave klimatike dhe mjedisore, dhe në këtë aspekt roli i medieve dhe krijimi i redaksive për mjedisin mbetet thelbësor.

Gjatë 9 dhe 17 shtatorit rreth 25 anëtarë të Shoqatës Gjermane të Evropës Juglindore erdhen për një udhëtim studimi për të eksploruar disa nga peisazhet më të spikatura në rajonet kufitare të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Udhëtimi nëpër disa nga pikat e nxehta të biodiversitetit në Evropë duke takuar ekspertë, aktivistë dhe qytetarë, ky grup studimor i përbërë nga profesorë, diplomatë dhe fusha të tjera përqëndrohen në çështjen se si të ruajmë një mjedis natyror unik, ndërsa në të njëjtën kohë të ruhet dhe të arrihet një jetë të qëndrueshme për popullsinë vendore. Takimi me ekspertët më 13 shtator në Prizren ishte një nga elementët më të rëndësishëm të takimit në turneun e gjermanëve. Është gjithashtu një vazhdim i një dialogu mbi “Biodiversitetin dhe Ruajtjen e Natyrës në Ballkanin Perëndimor” që Shoqata e Evropës Juglindore, e ka organizuar gjatë viteve të fundit, duke përfshirë disa nga aktorët kryesorë në rajon. Takimi, me tre raunde diskutimi, mbahet kryesisht në një format dialogu.

Paneli i parë me temen “ Gjendja e Mbrojtjes së Natyrës dhe Biodiversitetit në dritën e “Lumit Vjosa Mrekulli”, raporte nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Nën diskutimin me përfaqësuesit kryesorë të Shoqërisë Civile dhe Ekspertët ndërkombëtarë të angazhuar në rajon, për dinamikën e re për mbrojtjen e biodiversitetit dhe në përgjithësi mjedisit, pas shpalljes së lumit Vjosa Park Kombëtar në Shqipëria në 2023 dhe me cilat sfida përballen Zonat e Mbrojtura nga zhvillimi i infrastrukturës, shfrytëzimi i burimeve të energjisë, nga ndërtimet e tepërta dhe zgjerimi i turizmit dhe nëse pati shtysë pozitive nisja e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë panel diskutimi kryesuar nga Hansjörg Brey, Anëtar i Bordit nga Shoqata e Evropës Juglindore në Mynih, pjesëmarrës ishte edhe Sebastian Leusçner, Zëdhënës, Komunikime, Çështje Kulturore, Protokolli + Klima Këshilltar për Politikë dhe Çështje Politike nga Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë, Prishtinë, Aleksandër Trajçe, Drejtor Ekzekutiv, Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), Valmira Gashi Lipaj, Eksperte për Ekologji dhe Mbrojtjen e Mjedisit, Prishtinë , Iskra Stojkovska, Drejtoreshë Ekzekutive, Fronti i Asociacionit të Qytetarëve Mjedisor 21/42, Shkup dhe Til Dieteriç, Biolog, Ekspert për Ruajtjen e Natyrës dhe Shkencën, Podgoricë.

Ndërsa në panelin e dytë me temën “Drejt një të ardhmeje të qëndrueshme për Sharrin / Sharin / Mavrovën / Korabin – Rajoni ndërkufitar Koritnik” diksutuan Hansjörg Brey, Anëtar i Bordit, kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, Bekim Bytyqi, Parku Kombëtar Sharri, Prizren, Xhevat Lushi, Anëtar i Bordit Ekzekutiv në CNVP, Aleksandër Trajçe, Drejtor Ekzekutiv, Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri dhe Vivianne Rau, Analiste, Adelphi think tank, Berlin.

Paneli diskutuan se si Prizreni ndodhet në skajin jugor të Maleve të Sharrit dhe Parkut Kombëtar të Sharrit, dhe këto male janë pjesë e një prej Zonave të Mbrojtura më të mëdha në Evropë, që shtrihet në tre vende. Diskutimi u fokusua cilat janë elementët e nevojshme për një mbrojtje efikase të një natyre të tillë ndërkufitare, trashëgimia dhe përdorimi i qëndrueshëm i saj si burim të ardhurash për popullsinë vendase.

Gjithashtu u fol se si duhet të menaxhohen interesat konfliktuale për sa i përket planifikimit hapësinor dhe përdorimit të burimeve lokale. Si pike kryesore edhe nga gjetjet që u paraqiten nga ‘Adelphi think tank Berlin’ si të realizohen potencialet e larta për zhvillimin e ekoturizmit bashkë me praktikat nga njohësit siç është Bekim Bytyçi.

Gjermania në mënyrë të vazhdueshme është duke e shtrirë rolin e saj në Ballkanin Perëndimor, sidomos janë duke i mbështetur vendet në mbrojtje të natyrës të mjedisit, jo vetëm si pjesë e Agjendën se Gjelbër, por edhe se natyra nuk njeh kufij shtetëror dhe administrativ.

Paneli i tretë në këtë takim ndërkombëtar ishte tema “Biseda në media: Çfarë nevojitet për të përhapur vetëdijen mjedisore në Ballkanin Perëndimor”.

Ky panel u kryesua nga Adelheid Feilcke, Drejtoreshë në Programi për Evropën në Deutsche Welle duke diskutuar me gazetaren Behare Bajraktari themeluese e gazetarisë së gjelbër në Kosovë dhe gazetare e specializuar në raportimet klimatike dhe aspektet mjedisore.

Gazetarët si nga DW ashtu edhe nga Kosova thanë se roli i medies është i madh jo vetëm në informim, por edhe në ngritjen e ndërgjegjësimit lidhur me krizën klimatike, por mbi të gjitha ruajtjen e natyrës.

Specializimi dhe profilizimi I më shumë gazetarëve në vendet e Ballkanit Perëndimorë do t’i bashkonte edhe më shumë popujt në mbrojtje të natyrës dhe të mjedisit.

Këto bashkëpunime pritet të thellohen ndërmjet profesionistëve duke ndarë përvojat profesionale, por edhe duke themeluar redaksi për mjedisin, siç kanë tashmë shumë medie ndërkombëtare.

Leave a Reply