Samiti Botëror i Ujit në Berlin: Teknologjia dhe inovacioni si zgjidhje të problemit të ujit (8)

Green journalism, Më të rejat, Shkrimet autoriale

Behare Bajraktari, Berlin

Gazetare & publiciste/ E specializuar në  raportime për ndryshimet klimatike dhe mjedisore

Gjatë Samitit Botëror të Ujit, inovacioni u pa si shpëtimtari i ndryshimeve klimatike, rrjedhimisht i burimeve të ujit.  Sipërmarrësit e kompanive më të mëdha botërore thanë se uji nuk mund të pihet më e as të shitet njësoj. Komercialistët në këtë samit thanë: “ Kur çmimi rritet, rritet edhe vlera”.

Por a mundet çmimi i ujit t’i ndalojë ndryshimet klimatike dhe ta bëjë ujin e pijes të vlefshëm dhe të qasshëm njësoj për të gjithë?

Në samit u tha se uji nuk njeh kufij, prandaj duhet që të kemi zgjidhje të reja dhe teknologji të reja, gjithashtu. Për këtë çështje u prezantuan 10 teknologji të reja për ujin industrial apo ujin e shisheve si dhe u prezantuan se cilat teknologji të ujit mund ta përshpejtojnë dhe të arrijë maksimizimin e një procesi efiçent. Samiti solli edhe prezantime të 30 teknologjive për ekonominë qarkore.

Ndërsa për t’i marrë përgjigjet thelbësore të 40 pyetjeve duhej të takoheshe kokë me kokë me liderët e ujit, aty ku nënshkruheshin marrëveshje ndërmjet kompanive

Gjithçka është ujë – manifestimi i krizës klimatike

Partneriteti i kërkuar publiko-privat a do të thotë investim i trefishtë i taksapaguesve?

Partneriteti publiko-privat po konsiderohet çelësi për zgjidhje, por qytetarët do të paguajnë trefish. Së pari, paratë e tyre në taksa për sektorin publikë të ujit, pastaj investimet qeveritare në teknologji dhe së treti faturat mujore.

Thirrja më e shpeshtë në këtë samit ishte; të krijohen sa më shpejt partneritete për të evituar konflikte, sidomos në vendet të cilat kanë mungesë të ujit. Ndërsa, qëndrueshmëria dhe menaxhimi duhet të vijë nga individi së pari, pastaj nga partneriteti publiko-privat dhe më pas nga vetë kompanitë të cilat duhet të shkëmbejnë përvojat me njëra-tjetrën.

Në këtë samit u pranua një gjë se, “Uji është manifestimi i tërë krizës klimatike”.  Kriza e ujit dhe ndryshimet klimatike janë kriza të ndara dhe mendësia duhet të ndryshojë, në atë se uji nuk është emetuesi i emisioneve serrë siç është energjia.

Teknologjia e re mundëson bashkëpunimin e sektorit privat dhe atij publikë duke ndërmjetësuar qeveritë me marrëveshje.

Nga ana tjetër ndër pikat kryesore mbeten emisionet e emetuara të cilat deri në vitin 2030 u tha se duhet të zbuten, por që nevojitet një plan, një afat dhe një model zbatimi për t’i reduktuar emetimet e gazeve serrë.

U theksua se secili vend duhet ta ketë në detaje strategjinë e ujit deri në vitin 2030 dhe kjo është e domosdoshme. Uji është mbijetesa dhe nuk duhet të luajmë me këtë.

Uji është pika se si ndryshimet klimatike kanë ndikim thellësisht në jetën e njerëzve.

Në krizën e ndryshimeve klimatike, rritja e temperaturave po prek direkt gjeografinë e ujit, rritja e temepraturave po prek popullatat, sigurisht ngadalë, por është duke ndodhur dhe po përshpejton ndikimin, ndër të tjera në agrikulturë.

Gjatë samitit u tërhoq vërejtja se lumenjtë dhe liqenet po thahen, siç po ndodh me lumin Po në Itali apo lumenj të tjerë, ndërsa hidrologjia dhe sistemi po degradohen dhe po kërcënohet njerëzimi.

Nesër: Dialogu për ujin, përshtatja dhe zbutja nga ndryshimet klimatike

Leave a Reply