Roli i ujit për qeniet e gjalla

Më të rejat

Sot në botë,konstatohet se gjysma e të gjithë njerëzve të planetit,ballafaqohet me mungesën e rezervave të ujit të pijshëm, rreth gjysma jetojnë në shtëpi jashtë standardeve apo pa shtëpi fare. 

Dihet se 71% të sipërfaqes së planetit tonë është e mbuluar me ujë, po ashtu dihet se jeta është shfaqur në ujë dhe është e lidhur ngusht me ujin. Prandaj, ndotja e ujit është e rrezikshme jo vetëm për njeriun, por edhe për organizma të tjerë. Ndotja e ujit mund të jetë fizike, kimike dhe biologjike.

Si kriter për përcaktimin e cilësisë së ujit merren treguesit fizikë, kimikë dhe biologjik.Tregues fizikë të ndotjes së ujit janë: temperatura, era, shija, ngjyra, transparenca, përcjellshmëria elektrike e ujit etj. Tregues kimik i cilësisë së ujit merret vlera e Ph (aciditeti dhe alkaliteti ose baziteti), pastaj stabiliteti dhe agresiviteti (fortësia) i ujit. Tregues biologjikë të ndotjes së ujit merret prania e viruseve, baktereve, këpurdhave, nematodave, insekteve etj.

Pa ujë planeti ynë do të ishte një top guri i zhveshur, pa tokë pjellore dhe pa atmosferë. Roli i ujit për qeniet e gjalla dhe planetin është i shumfishtë: ai është mjedis jetësor në të cilin jetojnë shumë qenie të gjalla, është burim i ushqimit dhe i materieve të domosdoshme minerale. Në kohen e sotme uji është edhe burimi i resurseve energjetike (hidroenergjia).

Uji është materie e pazavendësueshme i cili në natyrë qarkullon vazhdimisht. Gjatë këtij qarkullimi ai kontaminohet me gazra toksike, mikroorganizma, materie minerale e radioaktive.

Për të jetuar qeniet e gjalla, uji që e konsumojmë ose që jetojnë në të, duhet të jetë i pastër. 

Burimi: academia,edu
Photo: internationalinvestment

Leave a Reply