Samiti Botëror i Ujit në Berlin: Shkëmbimi i ujit për hidrogjen të gjelbër? (2)
Behare Bajraktari, Berlin
Gazetare & publicite/E specializuar në raportime për ndryshimet klimatike dhe mjedisore
Gjatë vitit të kaluar gjashtë vende afrikane zyrtarizuan Aleancën e Hidrogjenit të Gjelbër të Afrikës, duke synuar ta bëjnë kontinentin e tyre një kryesues në garën për zhvillimin e hidrogjenit të gjelbër, duke përshpejtuar kalimin nga mbështetja në lëndët djegëse fosile dhe kalimin drejt teknologjive të reja të energjisë.
Vendet nisën zyrtarisht Aleancën e Hidrogjenit të Gjelbër të Afrikës në Asamblenë e parë Globale të Hidrogjenit të Gjelbër në Barcelonë, me mbështetjen e kampionëve të nivelit të lartë të OKB-së për ndryshimet klimatike, Organizatës së Hidrogjenit të Gjelbër, Bankës Afrikane të Zhvillimit dhe Komisionit Ekonomik të OKB-së për Afrikën.
Sa i përket prodhimit të hidrogjenit të gjelbër pas Australisë, renditet ShBA, Spanja, Kanada, Kili, Egjipti pastaj Gjermania, ndërsa shumë vende afrikane të cilat përballen me mungesën e ujit mund të kishin dhënë hidrogjen për të marrë ujë. Nëse arrijnë kompanitë me teknologji të lartë siç u zotua “Siemens” se mund ta bëjë transmisionin ujorë.
- Sa ujë nevojitet?
- Cila cilësi është e mjaftueshme?
- Nga duhet të vijë uji?
Për prodhimin e hidrogjenit duhet shumë ujë
Uji si për të gjitha produketet e tjera edhe për prodhimin e hidrogjenit të gjelbër është thelbësor, sipas ‘Hydrogen Tech World’ derisa tregu po rritet është me rëndësi të dihet se në prodhimin e hidrogjenit të gjelbër, është e nevojshme të bëhet dallimi midis tre llojeve të ujit: uji ultra i pastër (përdoret si lëndë ushqyese për elektrolizerin), uji ftohës dhe uji i papërpunuar.
Sasia e ujit ultra të pastër që përdoret për elektrolizë do të jetë e ndryshme nga ajo e ujit të papërpunuar të nxjerrë nga mjedisi, dhe cilësia e ujit ultra të pastër dhe ujit ftohës është gjithashtu e ndryshme.
Meqenëse oksigjeni është 16 herë më i rëndë se hidrogjeni, ai është përgjegjës për 89% të masës së ujit, që do të thotë se nevojiten 9 litra ujë për të prodhuar 1 kg hidrogjen.
9 Litra ujë për 1 Kg Hidrogjen
Foto: Hydrogen tech World
Ky raport mund të jetë mjaft i dobishëm për të përcaktuar kërkesat për ujë për një kapacitet specifik të prodhimit të hidrogjenit. Për shembull, prodhimi i 100,000 ton hidrogjen të gjelbër në vit do të konsumojë 900,000 ton m3 ujë ultra të pastër.
Prodhimi i hidrogjenit të gjelbër do të konsumojë 1.5 ppm (pjesë për milion) ujë të ëmbël të tokës ose 30 ppb ( pjesë për miliardë) ujë të kripur çdo vit, një sasi më e vogël se ajo që konsumohet aktualisht nga prodhimi i energjisë me bazë karburanti fosil.
Nga ana tjetër konsumi i ujit është rritur me mbi dyfishin e shkallës së rritjes së popullsisë gjatë 100 viteve të fundit, me rreth 70% që përdoret tani nga bujqësia, 19% nga industria dhe 11% në ndërtesa.
Edhe pse globalisht nuk ka mungesë të ujit, humbja e ujit të ëmbël kërcënon sigurinë ushqimore për 25% të popullsisë së botës, ku mesatarisht, vetëm dy në tre njerëz kanë qasje në ujë të pijshëm.
A kemi ujë të mjaftueshëm për të kënaqur kërkesën tonë të ardhshme për hidrogjen të gjelbër?
Hidrogjeni i gjelbër mund të industrializojë në mënyrë të qëndrueshme Afrikën dhe të rrisë PBB-në me 6 deri në 12% në gjashtë vende kyçe, thotë një raport i ri.
Analiza identifikon mundësitë tregtare, gjithashtu josh me krijimin e vendeve të punës, tregjet kryesore të eksportit dhe nevojat për investime për Egjiptin, Kenian, Mauritaninë, Marokun, Namibinë dhe Afrikën e Jugut. Me kërkesën globale për hidrogjen që parashikohet të rritet shtatë fish deri në vitin 2050, analiza e re nga Aleanca e Hidrogjenit të Gjelbër të Afrikës dhe mbështetja analitike nga McKinsey përcakton mundësitë për 6 vendet aktuale anëtare të Aleancës.
Për ta vërtetuar këtë raport në Samit kishte një pjesëmarrje të lartë të vendeve afrikane që trajtonte me vëmendje të veçantë planet dhe kërkesat e tyre në panelet diskutuese dhe kishin marrë vëmendjen e nismëtarit të Samitit Christopher Gasson.
Potenciali i lartë në energjinë e erës dhe diellit do të thotë që këto vende mund të prodhojnë hidrogjen të gjelbër dhe produkte apo nënprodukte të lidhura me to, si amoniaku duke u bërë më konkurruese, si dhe duke përmbushur kërkesën e brendshme për industri të rëndë, rritjes së tregut dhe eksportit.
Bashkimi Evropian, Japonia dhe Koreja e Jugut janë identifikuar si tregje prioritare të eksportit, duke reflektuar infrastrukturën ekzistuese dhe nivelin e lartë të kërkesës nga qendrat ekzistuese prodhuese, që nuk janë në gjendje të përmbushin të gjitha nevojat e tyre për hidrogjen të pastër.
Prej tash e deri në vitin 2050 nevojitet investim prej 450-900 miliardë dollarësh.
Aleanca e Hidrogjenit të Gjelbër të Afrikës, me mbështetjen e kampionëve të nivelit të lartë të OKB-së për ndryshimet klimatike, Organizatës së Hidrogjenit të Gjelbër dhe Bankës Afrikane të Zhvillimit, bëjnë thirrje për një bashkëpunim më të madh midis qeverive dhe sektorit privat për të zhbllokuar investimet e nevojshme. Për partneritetin e sektorit privat dhe atij publik do të flasim më vonë në këtë artikull.
Nesër: Britania e madhe vs Gjermania