Dita Ndërkombëtare: Pyjet, prodhimi dhe konsumi i qëndrueshëm

Më të rejat, Ndryshimet Klimatike

Në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve në Parkun Nacional në“Blinajë” të Lipjanit  shënohet dita e pyjeve nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO.

Në diën e pyjeve do të jenë prezent edhe Presidentja znj. Vjosa Osmani, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, Udhëheqësi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së, Ambasadori Tomáš Szunyog, Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, Udhëheqës i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars Gunnar Wigemark si dhe Ushtruesja e detyrës së Koordinatores për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Maria Suokko.

Blinaja

Parku Kombëtar i Blinajës ndodhet  në komunën e Lipjanit afër fshatit Magurë, rreth 32 km nga Prishtina.

Në këtë park i krijuar në vitin 1955 dhe rikthyer në vitin 2099 tjetojnë mbi 900 kafshë të egra dhe për faunën e kësaj zone janë ndërtuar edhe 33 liqej artificial.

Pjesa dërrmuese e sipërfaqes pyjore (mbi 90%) janë pyje cungishte, ndërsa pjesa e mbetur e sipërfaqes janë pyje të lartë, livadhe, kullota, sipërfaqe ujore etj. Janë disa lloje të durnjëve : Qarri 49%, bunga 33%, shparthi me 6%, po ashtu lloje të tjera fletorësh si ahu, bliri etj., zënë rreth 11% dhe pjesën e mbetur e zë pisha e zezë.

Pyjet shumë të çmuar për t’i humbur

Kur pimë një gotë ujë, shkruajmë në fletore, marrim ilaçe për temperaturën apo ndërtojmë një shtëpi, jo gjithmonë e bëjmë lidhjen me pyjet. E megjithatë, këto dhe shumë aspekte të tjera të jetës sonë janë të lidhura me pyjet në një mënyrë ose në një tjetër.

Menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve dhe përdorimi i burimeve të tyre janë çelësi për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të kontribuar në përparimin dhe mirëqenien e brezave të tashëm dhe të ardhshëm. Pyjet gjithashtu luajnë një rol vendimtar në zbutjen e varfërisë dhe në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs). Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha këto përfitime të paçmuara ekologjike, ekonomike, sociale dhe shëndetësore, shpyllëzimi global vazhdon me një shkallë alarmante.

Druri ndihmon në sigurimin e ushqimit dhe ujit pa baktere në shumë kuzhina, ndërtimin e mobiljeve dhe enëve të panumërta, zëvendësimin e materialeve të dëmshme si plastika, krijimin e fibrave të reja për rrobat tona dhe, nëpërmjet teknologjisë, të jemi pjesë e fushave të mjekësisë apo garës hapësinore.

Është jetike që të konsumohet dhe prodhohet druri në një mënyrë më miqësore me mjedisin për planetin dhe banorët e tij. Le ta mbrojmë këtë burim lehtësisht të rinovueshëm me një menaxhim të qëndrueshëm të pyjeve.

Frymëzim për të ardhmen – Roli i Pyjeve në Sigurimin e Prodhimit dhe Konsumit të Qëndrueshëm

Ekspertët në këtë fushë do të diskutojnë se si risitë e bazuara në pyje, efikasiteti i burimeve, produktet me bazë pylli dhe shërbimet e ekosistemit mund të kontribuojnë në një mënyrë jetese të qëndrueshme dhe të përshpejtojnë një zhvendosje drejt konsumit dhe prodhimit më të qëndrueshëm. Këto përpjekje ndihmojnë për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, shëndetin, mirëqenien dhe një tranzicion drejt ekonomive me karbon të ulët dhe të gjelbër.

Prapavija

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 21 Marsin Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve (IDF) në 2012. Dita feston dhe rrit ndërgjegjësimin për rëndësinë e të gjitha llojeve të pyjeve. Në çdo Ditë Ndërkombëtare të Pyjeve, vendet inkurajohen të ndërmarrin përpjekje lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare për të organizuar aktivitete që përfshijnë pyje dhe pemë, të tilla si fushatat e mbjelljes së pemëve. Tema për çdo Ditë Ndërkombëtare të Pyjeve zgjidhet nga Partneriteti Bashkëpunues për Pyjet.

Tema për vitin 2022 është “Pyjet, prodhimi dhe konsumi i qëndrueshëm”.

Foto & burimi: FAO

Leave a Reply