Intervistë e Ambasadorës Hernmarck dhe gazetarës Bajraktari në T7
Ajri i pastër dhe Gazetaria Gjelbër për njerëzit dhe vendin që e duam
Në vazhden e fushatës ‘’ Le të flasim për ajrin’’ në televizionin T7 ishte e ftuar themeluesja e fushatës Ambasadorja e Suedisë në Kosovë znj. Karin Hernmarck dhe themeluesja e BB Green Kosova gazetarja Behare Bajraktari ku folën se si kjo fushatë po senzibilizon një numër të konsiderueshëm të njerëzve rreth ndotjës së ajrit.
Ambasadorja foli edhe për gazetarin nga Suedia i cili i është bashkuar fushatës dhe krahas saj do të publikoj disa artikuj për riciklimin në Suedi dhe se si shembuj të tillë mund të ndjek edhe Kosova për të prodhuar energji nga mbeturinat.
Gjithashtu për fushatën dhe rrjedhën e saj ka foluar edhe gazetarja e gjelbër Behare Bajraktari e cila për emisionin #Gjesi në T7 tha se: ‘ Është shumë e rëndësishme të flasim për ajrin sidmos kur në ditët apo muajt ajri është edhe më i ndotur, prandaj fushta mbetet me rëndësi. Aty i kemi përfshi profile të ndryshme të mjekëve si pediatër gjinekolog , kardiolog, si dhe profile të fushave të tjera dhe ekspert të ndryshëm, ndër të tjera tha se Kosova duhet të marrë shembull nga Suedia për prodhimin e energjisë nga mbeturinat ‘’.
Beharja u bëri thirrje insitucioneve të Kosovës që nëpërmjet ambasadës të shkojnë në Suedi për të vizituar fabrikën e riciklimit e të gjitha mbeturinave, ku me to prodhohet energji. Ajo më tej shtoj se më e rëndësishmja është se do të fillojmë t’i publikojmë këto artikuj që gazetari Lennart Berggren i ka realizuar nga Suedia për fushatën. Por edhe që të kemi mundësi të njohim edhe gjëra të tjera se si mbeturinat mund të shndërrohen në produkt të mirë.
Ndërkaq, Ambasadorja Hernmarck tha se është shumë e vështirë të raportohet për gazetarinë e gjelbërt: “Ta mbështesësh gazetarinë e gjelbër është e vështirë sidomos kur njerëzit nuk e dinë rëndësinë”. Ndër të tjera ambasadorja tha se jo vetëm ne si individ që duhet të përballemi me gazetarinë gjelbër, por për njerëzit që i duam, për vendin që duam”.
Themeluesja e fushatës “Le të flasim për ajrin” Ambasadorja Hernmarck tha se:”Duhët të kemi parasysh që kur kemi nevojë për veturë të mos e marrim atë por biçikletën edhe pse në Kosovë nuk ka shumë shtigje për biçikleta “. Ajo ndër të tjera në intervistë për T7 theksoi edhe çështjën e votimit nga ana e qytetarëve se sa e rëndësishm është kujt i jepet vota.
Ndërsa Beharja foli edhe për rolin dhe rëndësinë e Gazetarisë së Gjelbër dhe se si gjatë kësaj fushate po vihet në pah nevoja e specializimit të gazetarëve sidomos për raportime mjedisore.
#leteflasimperajrin #letstalkaboutair #greenjpurnalismks #gazetariagjelber