Pulmologu Morina: Nëse i ekspozohemi për një kohë të gjatë ajrit të ndotur zhvillohen sëmundje të ndryshme

Më të rejat, Të flasim për ajrin

Pulomologu Besim Morina për fushatën ‘Le të flasim për ajrin’ ka folur për disa sëmundje që shkaktohen si pasojë e ajrit të ndotur

Ajri i  ndotur në mushkri vepron në dy mënyra, thotë mjeku Besim Morina: në njërën anë duke shkaktuar sëmundje te pacientët të cilët nuk kanë patur  probleme të mëhershme me mushkri dhe me frymëmarrje, pra duke shkakatuar sëmundje të ndryshme respiratore. Dhe mënyra tjetër është  duke i përkeqësuar sëmundjet te pacientët të cilët kanë patur probleme respiratore edhe më herët, pra të cilët kanë patur probleme  dhe në momentin që bijnë në kontakt me ajrin e ndotur, këto probleme i’u përkeqësohen dhe këto sëmundje kërkojnë ndihmë mjekësore.

Sipas pulomologut nëse ne ekspozohemi për një kohë të gjatë ajrit të ndotur kemi mundësi të zhvillojmë sëmundje të ndryshme, si të sistemit resipator ashtu edhe sistemit kardiovaskular dhe sisteme të tjera.  Kurse në afat shkurtër gjithmonë duhet të kemi parasysh se çdo ndotje e ambientit i përkeqëson sëmundjet tona  duke filluar nga astma , bronkiti kronik ,emfizema e të tjera me radhë.

Mjeku Morina për BB Green Kosova tha se ajri I ndotur është një prej shkatarëve kryesor të sëmundjeve dhe të vdekjeve në botë , pra po flasim për shkaktarë të parandalueshëm të sëmundjeve të vdekjeve. Normalisht sistemi respirator duke marrë parasysh  që është sistemi që ekspozohet së pari ndaj ndotësve të ajrit është më i ekspozuari dhe më i prekuri nga ndotja e ambientit, tha ai.

Ndër të tjera për fushatën e nisur nga Ambasada e Suedisë në Kosovë ‘Le të flasim për ajrin’ pulmologu Morina foli për ndotësit kryesor duke filluar nga monoksidi i karbonit, oksidet e sulfurit, pastaj ndotja  me partikula e ozon dhe se si të gjithë këta ndotës veprojnë veçmas ose në mënyrë të përbashkët duke shkaktuar dëmtimin e sistemit respirator, epitelit respirator dhe funksionet  respiratore në përgjithësi, tha mjeku.

Dëmtim i sistemi respirator bëhet ashtu që të kemi dëmtim  të funksionit të mushkrive dhe në të njëjtën kohë zhvilim të sëmundjës të mushkrive, veçanërisht të sëmundjeve obstructive, thotë mjeku Morina.

“Kur flasim për sëmundjet obstructive, flasim për disa sëmundje siç janë: bronkiti kronik, emfizema, astma bronkiale, bronkektazia etj.  Ne jemi dëshimtarë  të  një numëri të madh të sëmundjeve obsrtuktive, të një numri të madh të përkeqsimëve  të sëmundjeve obstriktive në vendin tonë, dhe një pjesë e tyre i atribohet pikërisht dhe rritjes së ndotjes së madhe të ambientit në vendin tonë.

Mjeku Morina thotë se është një prej faktorëve kryesorë i sëmundjeve respiratore  ajri i ndotur, vecanërisht është shumë i dëmshëm, nëse është në kombinim me faktorët klimatik që e përkeqësojnë prezencën e ndotësve në ajrin tonë . Po flasim për klimën favorizuese për shkaktimin e sëmundjeve siç është mjegulla , mungesa e erërave , si dhe vetë stina e dimrit është njëra prej faktorëve kryesorë./BB Green Kosova

#leteflasimperajrin #letstalkaboutiar #greenjpurnalismks #gazetariagjelber

Leave a Reply