Ajri i ndotur sjellë lindje të parakohshme, bebe me peshë të vogël dhe probleme të tjera shëndetësore

Më të rejat, Të flasim për ajrin

Ambienti i ndotur i dëmshëm si për gratë zhtatzëna ashtu edhe për bebet e tyre

Ajri i ndotur është i dëmshëm për të gjithë, po në veçanti për gratë shtatzëna ka efekte negative për arsye se ato do të krijojnë një jetë të re, thotë mjekja Aida Kumnova. Ajri I ndotur mund të sjellë dëme në placent e cila bënë bartjen e gjakut prej nënës deri te fryti, dh ato dëmtime që shkaktohen te placenta atëherë do të kenë pasoja edhe në zhvillimin e frytit.

Gratë shtatzëna të cilat ekspzohen në tym apo në ambiente me kemikale si dhe në ambiente me asbest janë shumë të dëmshme për zhvillimin e një shtatzënie të shëndetshme. Mjekja-gjinekologe thotë se gratë shtatzëna duhet të jenë të mbrojtura dhe ta zgjedhin ambientin e tyre ku jetojnë, dhe në atë mënyrë ta kenë një shtatëzani të sukseshme. Ndotja e ambientit ka efekte negative tek një shtatzëni në një ambient të ndotur siç është pesha e ulët trupore për beben, thotë Kumnova.

Është vërtetuar edhe në mënyrë shkencore që edhe grate të cilat tymosin duhan lindin foshnje me peshë më të vogël trupore dhe me një vitalitet më të ulët pas lindjes së tyre , për shkak të pirjës së duhanit, thotë mjekja e cila për fushatën “Le të flasim poër ajrin” tha se e njëjta gjë ndodh edhe nëse jetojnë në një ambient ku ndotje të ajrit është me vlera më të larta se sa normat të cilat janë të tolerueshme .

Problemi tjetër sipas mjekes Kumonva janë edhe vdekjet inauterine të frytit nga efektet mjedisore dhe se është vërtetuar se nënat të cilat jetojnë në ambiente që kanë intoksikim më të madh të ajrit ato mund të kenë vdekje inauterine të frytit dhe gjithashtu mund të kenë lindje të parakohshme, thotë gjinekologia Aida.

Gratë të cilat jetojnë në ambient me ajër të pastër lindjet i çojnë deri në tërminin e fundit, ndërsa mundësia e lindjës së parakoshme është shumë më e madhe te gratë që jetojnë në ambiente të ndotura, thotë mjekja. Lindja e parakoshme ka shumë pasoja të cilat mund te fryti, siç janë: papejkuria e mushkrive, fëmijët të cilët nuk lindin në kohë do të lindin me papjekuri dhe se detyrimisht ata vendosen në inkubator me respirator dhe u japim medikamente në sasi më të madhe në mënyrë që t’i mbrojmë. Sipas gjinekologës Aida, fëmijët që vendosën në inkubator e kanë koston shumë të lartë si dhe nevojitet kujdes intenziv dhe për këtë arsye do të ketë pasoja te fryti.

Gjinegologe Aida rekomandon që në ambiente të ndotura të përdoret një mbulesë në fytyrë siç janë maskat në mënyrë që të redukohet numri i ndotësve të ajrit i cili hyn në organizmin e shtatzënës. Ajo thotë se mund të përdoren pajisje për filtrimin e ajrit në ambientin shtëpiak  në të cilin është duke jetuar shtatzëna.

#letstalkaobutair #leteflasimperajrin #greenjournalismks #gazetariagjelber

Leave a Reply