Shkencëtarë të shquar: Gregor Mendel, themelues i gjenetikës

Njeriu dhe natyra

Në kopshtin e vogël të manastirit, ka pasur një hapësirë të tijën për kultivimin e bimëve. Dhe, kjo e bëri me emër…

Jeta e hershme. – Ka lindur në vitin 1822 si Johann Mendel në fshatin e vogël Hynčice, atëherë pjesë e Mbretërisë Austriake, ndërsa sot i përket Çekisë. Ka punuar si kopshtar e bletar në farmën familjare bashkë me prindërit dhe dy motra.
Për ta lehtësuar financimin e shkollimit të tij ai u shugurra në augustianë dhe duke respektuar traditën e tyre mori emrin Gregor.

Në vitin 1850 ka diplomuar në matematikë dhe provuar të regjistrohet në studimet e biologjisë, por dy herë ka hyrë në provim dhe të dyja herat ka rënë. Duke iu falënderuar mirëkuptimit të drejtorit të manastirit, shkon në Vjenë ku mëson matematikë, kimi, fizikë, botanikë e zoologji. Pas disa provash të pasuksesshme që ta kalojë provimin shtetëror për mësues heq dorë, në mënyrë që në fund të zgjidhet drejtor i manastirit.

Në kopshtin e vogël të manastirit, ka pasur një hapësirë të tijën për kultivimin e bimëve.

Ligjet e Mendelit. – Para mendelit ka pasur disa teori të trashëgimisë, për shembull, se pasardhësit trashëgojnë vlerën mesatare të prindërve. Mirëpo, ai ka hulumtuar se si veti të caktuara trashëgohen në fasule, gjë që me vëmendje e ka përcjellë për 8 vjet dhe e ka përshkruar matematikisht. Ka vendosur për fasulen për shkak se është e lehtë për kultivim, ndërsa është bimë vetë-pjellore dhe kështu gjeneratat krijojnë individë me trashëgimi të pastër.

Vetitë, të cilat i ka përcjellë te fasulja kanë qenë:

lartësia e bimës
pozita e luleve në kërcyell
ngjyra e luleve
ngjyra e bishtajave të papjekura
pamja e bishtajave të pjekura
forma e farës
ngjyra e farës nën gëzhojës së farës

Me fekondimin e dy individëve ka zbuluar se pjesëtarët e gjeneratës së ardhshme tanë treguar karakteristika të njëjta, kështu që vetitë e tyre i ka quajtur dominuese. Kur individët e tyre sërish i ka fekonduar, ka vërejtur se 3/4 e gjeneratës ka pasur veti të njëjta deominuese ndërsa vetitë e pjesës tjetër prej 1/4 i ka quajtur recesive.

Kështu, me kryqëzimin e fasules me kërcyell të lartë dhe të ulët ka zbuluar se në gjeneratën e parë araqiten individë me kërcyej të lartë, por se gjeneratat e ardhshme krijojnë kërcyej të ulët dhe të lartë. Ka përfunduar se trashëgimia është e lindur dhe se mënyrat e trashëgimisë mund të shpjegohen me rregulla.
Carl Correns dhe Erich von Tschemark pak kohë më vonë pavarësisht nga njëri-tjetri kanë arritur në përfundime të njëjta. Përfundimisht, biologu danez William Bateson në vitin 1905 për herë të parë ka përdorur emrin gjenetikë./bbgreen.com

Burimi: Biography.com
Foto: Wikiloji.com

Leave a Reply