Kelkosit i lejohet për 40 vite operime në dy hidrocentrale, ministri Kuçi e mohon lejen

Më të rejat

Behare Bajraktari

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kosova është vendi me i varfër sa i përket burimeve ujore në dispozicion

Gjatë ditës së dotmë Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka lëshuar licencat e operimit afatgjatë për dy hidrocentralet e Kelkosit. Përfaqësuesi ligjor nga ZRRE-ja, Afrim Ajvazi, ka thënë se kompania Kelkos i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe duhet t’i lëshohet leja afatgjate për operim për dy hidrocentrale, Deçani dhe Belaje.

“Ne kemi propozuar që t’i lëshohet licenca për Deçan dhe Belaje, licencë afatgjate. Me sjelljen e lejes mjedisore janë plotësuar të gjitha kërkesat për lëshimin e lejes afatgjate. Ne si departament ligjor propozojmë që t’i lëshohet leje afatgjate”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se do të monitorojnë punën e kompanisë dhe licencës. Vendimi është miratuar me tri vota për një kundër, ndërkaq leja është dhënë për 40 vjet. Ndërsa ministri Kuçi gjatë paraditës e kishte mohuar se Kelkosit i është dhënë leje për operimin e hidrocentraleve në Deçan.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka mohuar se kompanisë “Kelkos” i është dhënë leje për operim të hidrocentraleve në Bjeshkët e Deçanit. Ai ka thënë se kjo kompani është në proces, porse ende nuk i ka plotësuar kushtet. Kuçi ka shtuar se leja do t’i jepet pasi t’i plotësoj kushtet.

“Gjithçka që ka qenë një procedura e është ligjore, Kelkos jo sepse është në proces, ka pas me i plotësu disa kushte por ende nuk i kemi dhënë leje mjedisore. Kjo temë nuk është e mëngjesit sepse duhet me i pyet mekanizmat shtetëror që i kemi, në moment që i plotëson të gjitha kushtet ne i japim leje, por deri tash nuk i ka plotësuar”, ka thënë ai.

Pas dhëniës së licencës nga ana e ZRRE-së në një deklaratë për BB Green Flutura Zymi nga “Qytetarët aktiv” thotë se: “Qysh nga fillimi kanë kërkuar që të ndërpriten punimet në lumenjtë e Kosovës me hidrocentrale. Është kërkesa që e kemi përsëritur disa herë dhe është primare”.

Zymi thotë sekjo kërkesë  i është drejtuar edhe Komisionit Hetimor Parlamentare për Hidrocentrale. Kur dëmtohen lumenjtë deri në atë pikë që nuk ka as kthim mbrapa, atëherë e kotë është çdo vendim që pason.

Aktivistja mjedsiore Zymi tha se Kosova është e varfër me sipërfaqe ujore, dhe hidrocentralet do ta varfërojne edhe më shumë, ku qytetarë shumë shpejt do ballafaqohemi me mungesë të ujit.

 “Asnjëherë qytetarët nuk janë involvuar në vendimmarrje që takon me ligj për mbrojtjen e natyrës Neni 5. Neglezheca e institucioneve qeveritare nuk na la hapësirë tjetër të mirëkuptimit, pra ne do të protestojmë sepse nuk ka jetë pa ujë”, tha Zymi për BB Green Kosova.

Flutura Zymi thotë se: “Lajmi i lejes për 40 vite është një vendim që do ta demtoj mirëqënien e fëmijëve të mi e shumë gjeneratave të reja, dhe se kjo qeveri nuk është e qytetarëve”.

Aktivistët mjedisorë në fillim të muajit nëntor ishin për të dëshmuar faktet teKomisioni Hetues Parlamentar për hidrocentrale si dhe mbi evidencen e mbledhur për shkeljet ligjore të “Kelkosit” dhe të institucioneve publike. Përkundër paraqitjes së fakteve dhe dëshmive të aktivistëve mjedisor nuk është ndërmarrë asnjë hetim apo vendim për të parë situaten në terren apo për të pezulluar aktivitetin e hidrocentraleve.

Ndërsa “Pishtarët” në faqen e tyre në facebook shkruajnë se “Ministria e Mjedisit ka lëshuar Leje Mjedisore, të ndara, për dy hidrocentralet e “Kelkosit”  “Belaja” dhe “Deçani”, ndersa “Lumbardhi II” nuk është përfshirë. Po sipas “Pishtarëve”, lëshimi i lejeve të ndara për secilin hidrocentral është shkelje e rëndë ligjore pasi këto hidrocentrale që nga faza aplikuese janë paraqitur si një kaskadë dhe ndikimi i tyre në mjedis është vlerësuar si një, prandaj, edhe kanë vetëm një Pëlqim Mjedisor.

“Pishtarët”, në reagimin e tyre thonë se nuk ka as bazë ligjore, por as shkencore që lejon ndarjen e këtyre hidrocentraleve për nga ana mjedisore. Ndër të tjera ata thonë se kanë pranuar një shkresë nga “Hidrodrini” ku thuhet se: “As rehabilitimet bazike nuk jane bërë nga “Kelkosi”, pra burimet dhe kaptazhat e ujit që janë dëmtuar nga “Kelkosi” kurrë nuk  janë kthyer në gjendje të mëparshme.

Po gjatë këtyre ditëve në zonën ku po operon “Kelkosi” e ka vizituar organizata austriake për mbrojtjen e lumenjeve “Riverëatch” ku së bashku me aktivistët mjedisorë “Pishtarët” kanë vizituar “Zallin e Rupes” dhe hidrocentralet në “Lumbardhin e Deçanit” për të parë më afër degradimin e natyrës që i ka bërë “Kelkosi/Kelag” parkut kombetarë.

Ndërsa, në ëeb-faqen e saj organizata austriake për mbrojtjen e lumenjeve “Riverëatch” shkruan se: “Në Kosovë, “Kelag” të operuar nga filiali i saj “KELKOS” morën nga rrjeti tri hidrocentrale Deçanin, Belajen dhe Lumbardhin II, dhe se të tria impiantet janë të vendosura brenda një parku kombëtar. “Kelag vuri në funksionim këto termocentrale vite më parë”, shkruan  “Riverëatch”.

 “Riverëatch” thotë se meqenëse ata ende nuk arritën të përmbushnin kërkesat mjedisore për ndërtim dhe operim përkundër kërkesave të shumta, atyre iu desh të hiqnin të tri termocentralet nga rrjeti në orën 00:00 të mbrëmjes së djeshme(14.10.2020),prandaj, ata nuk prodhojnë më energji elektrike. “Unë kurrë nuk kam dëgjuar për licenca të revokuara si kjo më parë. Kjo është një goditje e fortë për “Kelag”, e cila është e njohur në Ballkan për projektet e saj shkatërruese dhe një sukses për aktivistët e guximshëm në terren,” thotë Ulrich Eichelmann i “Riverëatch”, koordinatori i fushatës për të mbrojtur lumenjtë e Ballkanit.

“Riverëatch” e cila është organizatë austriake thotë se: “Presioni që “Kelag” si dhe përfaqësuesit e ambasadës austriake në Kosovë po u bëjnë autoriteteve në vend ka të ngjarë të rritet, në mënyrë që të marrin disi lejen”, shkruhet më tej.

Përveç zërit të qytetarëve dhe aktivistëve mjedisorë nuk është dëgjuar fjala e Shoqatë për Energji të Ripërtëritshme e Kosovës (KREA) e cila është një structure jo-profitabile dhe jo-qeveritare e cila vepron brenda Odës Ekonomike të Kosovës, në përputhje me Ligjin për OEK-në.

• KREA u themeluar me 11 tetor 2011 nga dhjetë kompani anëtare dhe u ristrukturua në vitin 2017, pas një rritje të anëtarësimit.

• KREA përfaqëson interesat e 22 kompanive të saj anëtare, duke mbuluar një gamë të gjerë të projekteve dhe portfoliove të energjisë së ripërtëritshme.

• KREA, thotë se nevoja për investime të rritura në energji të ripërtëritshme në Kosovë është e dukshme për shkak të nevojës për të siguruar sigurinë e furnizimit, për të zvogëluar dëmet ambientale si rezultat i gjenerimit tradicional të energjisë elektrike nga TC me djegie thëngjilli dhe të jetë në përputhje me Direktivat e BE-së.

• Si palë kontraktuese e Traktatit të Komuniteti për Energji, Kosova është e obliguar që të zhvillojë dhe të përmirësoj të gjithë mekanizmat e nevojshëm rregullativ dhe operacional për të arritur cakun prej 25% pjesëmarrje të BREve në konsumin bruto final të energjisë deri në vitin 2020.

• Një cak edhe më i lartë prej 29.47% është shënjuar nga Udhëzimi Administrativ për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë 01/2013.

Pak vite më parë sa ishte vetëm si Ministri e Zhvillit Eknonim ky institucion kishte bërë planin e Kosovës për burimet e energjisë ripërtrishme të energjisë

POLITIKAT KOMBËTARE PËR BURIMET E RIPËRTRISHME TË ENERGJISË

Burimet e Ripërtërishme të Energjisë (BRE) përbëjnë një element të rëndësishëm të sektorit energjetik tëKosovës. Ato janë të trajtuara në një kapitull të veçantë tek Strategjia e Energjisë së Kosovës (SEK). Realizimi i supozimeve të gjenerimit të energjisë prej BRE-së paraqet një objektivë afatgjate dhe është e lidhur me detyrimet që rrjedhin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë (TKE) dhe me realizimin e tri synimeve të politikave energjetike të shtetit: mbështetjen në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik; rritjen e sigurisë së furnizimit me energji dhe mbrojtjen e mjedisit.

Nenet 10, 11, 12 dhe 13 të Ligjit Nr. 03/L-184 për Energjinë përfaqësojnë bazën ligjore për zbatimin e politikave dhe përcaktimin e synimeve për shfrytëzimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë. Paragrafi 1.1 I Nenit 11 të këtij ligji në pajtim me detyrimet ndaj Traktatit të Komunitetit të Energjisë, përcakton detyrimet për përpilimin e planit të veprimit afatmesëm dhe afatgjatë për burimet e ripërtërishme të energjisë.

Republika e Kosovës është anëtare e TKE-së dhe e Task Forcës mbi Burimet e Ripërtërishme të Energjisë, e krijuar si pjesë e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë (SKE). Duke qenë një pjesëmarrëse aktive në këto mekanizma, ajo ka marrë një detyrim që t’i zbatoj kërkesat e përbashkëta të palëve pjesëmarrëse në lidhje me një promovim më të mirë të përdorimit të BRE-së për qëllim të konsumimit lokal, përkatësisht për kërkesat të cilat janë të lidhura me Direktivën 2009/28/EC. Në këtë drejtim, gjatë vitit 2011, Republika e Kosovës synon të finalizoj Planin e Kosovës për Burimet e Ripërtërishme të Energjisë (PKBRE), pra planin e saj kombëtar në fushën e energjisë. Ky plan do të përcaktoj synimet e vendit në gjenerimin e energjisë për periudhën 2010-2020, me qëllim që deri në vitin 2020 të përmbushin së paku 20% të synimeve të konsumimit përfundimtar të energjisë prej BRE-së.

Gjatë viteve 2006-2010, MZHE-ja (ish MEM) ka kryer studime paraprake vlerësuese për potencialin e vendit për hidrocentrale të vogla. Orientimet e politikave energjetike të Qeverisë së Kosovës përfshijnë zhvillimet e kapaciteteve të reja hidro-energjetike (hidrocentrale të vogla) përmes investimeve kapitale private, përkatësisht përmes koncesionit të së drejtës së përdorimit të ujit për gjenerimin e energjisë elektrike.

Ligji Nr. 03/L-185 për Rregullatorin e energjisë, përcakton qartë procedurat për dhënien e autorizimit për zhvillimin e kapaciteteve të reja gjeneruese. Me iniciativën e MZHE-së, Zyra e Rregullatorit të Energjisë miratoi tarifat stimuluese (feed-in tarifa) për gjenerimin e energjisë nga hidrocentralet e vogla, nga biomasa, nafta si dhe era.

Në mes të vitit 2008 dhe 2009, MZHE-ja ka zbatuar një sërë projektesh si mostër për ngrohjen e ujit sanitar perms energjisë diellore. Si pjesë e projektit PATEL, Banka Botërore (BB) ka financuar rishikimin e studimit të fizibilitetit ekzistues për hidrocentralin e Zhurit. Gjithashtu, në bashkëpunim me politikat e BB-së, vlerësimet paraprake të ndikimit në mjedis dhe shoqëri janë përpiluar. Sipas këtyre studimeve, Projekti i HC-së së Zhurit mund të realizohet dhe është në gjendje t’i siguroj Kosovës një sistem të energjisë eklektike me kapacitet të gjenerimit prej 305 MW, më një mesatare vjetore gjeneruese prej 398 GWh.

Hidrocentralet ekzistuese

HC i Ujmanit gjithashtu kontribuon në sistemin e energjisë elektrike të Kosovës me kapacitet të instaluar prej 35 MË dhe me një gjenerim vjetor rreth 88 Gwh (në vitin 2010). Ky hidrocentral është në pronësi të Hidro Sistemit të Ibër – Lepencit.

Në të kaluarën, kanë funksionuar katër hidrocentrale të vogla si pjesë e sistemit të energjisë elektrike të Kosovës,dhe si pjesë e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK): HC Dikanci, HC Lumbardhi, HC Radavci dhe HC Burimi.

Këto hidrocentrale kanë pushuar operacionet e tyre (përveç HC të Radavcit) pas përfundimit të luftës në Kosovë (1998/1999), megjithatë, në vitet e fundit ato u rehabilituan dhe filluan operimin.7.

HC Lumbardhi është rehabilituar dhe autorizuar në vitin 2005, nga një kompani e cila e ka marr me qira për një periudhë prej 20+20 vjet. Kapaciteti i instaluar i këtij HC është 8.3 MW.

HC Dikanci është dhënë me qira dhe është vënë në funksion në vitin 2010, ku kapaciteti i instaluar i saj është ngritur nga 1.9 MË në 2.6 MW.

HC Radavci është rehabilituar në vitin 2010 nga një kompani e cila e ka lëshuar me qira. Kapaciteti i instaluar në këtë HC gjithashtu është rritur nga 0.35 MW në 0.65 MW;

HC Burimi ishte lëshuar me qira dhe kapacitetet e saj u ngritën nga 0.56 MW në 0.64 MW.

Në përputhje me kërkesat e parashtruara nga Direktiva 2001/77/EC, Republika e Kosovës ka përcaktuar treguesit vjetor dhe 10 vjeçare të synimeve për energjinë e ripërtërishme dhe bashkëprodhim si dhe miratoi vendimin për zbatimin e masave të stimulimit, në funksion të zbatimit të Direktivës 2001/77/EC.

Arritja e caqeve prej 25% nga burimet e ripërtëritshme

Në Kosovë, në aspektin e politikbërjes dhe formulimit të strategjive, parashihet që të bëhet një shfrytëzim maksimal i resurseve natyrore për prodhim të energjisë elektrike në mënyrë që të përafrohen caqet prej 25% nga burimet e ripërtëritshme në kuadër të Komunitetit të Traktatit të Energjisë.

Sipas Strategjisë së Energjisë për Kosovën, deri në vitin 2020 parashihet që të jenë të instaluara kapacitete gjeneruese prej 240 MW nga burimet hidrike. Kosova është vendburim i lumenjëve si Drini i Bardhë, Sitnica, Lepenci dhe si e tillë paraqet bazë të ulët të rrjedhës së ujit. Vetëm lumi Ibër është ai i cili buron në Maltë Zi dhe kalon nëpër Kosovë, dhe pikërisht ky lum mban edhe hidrocentralin më të madh të vendit.

Llogaritet se për kokë banori brenda një viti janë në dispozicion 1,600 metër kub ujë, apo rrjedhë totale121.2 metër kub në sekond.

Sipas KOSTT në Kosovë janë 13 hidrocentrale me kapacitet të instaluar prej 95.7 MW ku niveli i prodhimit të tyre zakonisht është rreth 33%.

Hidrocentralet kryesore të vendit janë:

  • Ujmani (35 MW),
  • Lumbardhi 1 (8 MW)
  • Lumbardhi 2 (7 MW),
  • HC Deçani (9,5 MW),
  • HC Belaja (7,5 MW),
  • HC Brodi 1 & 2 (4.7MW + 1MW),
  • HC Albaniku 2 (4 MW),
  • HC Restelica 1 & 2 (2.4 MW),
  • HC Dikanci (3 MW), etj.
  • Radavci është njëri nga hidrocentralet më të vjetra në vend i ndërtuar në vitin 1934 dhe është ende funksional.

Kosova nuk është vend me potencial të madh hidroenergjetik kryesisht për shkaqe gjeografike që ndërlidhen me aspektin topografik – relievi është kryesisht në trajtë të rrafshnaltës i karakterizuar meterren relativisht të butë dhe reshje të pakta shiu.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kosova është vendi me i varfër sa i përket burimeve ujore në dispozicion – 1,600 metër kub ujë për kokë banori.

Shqipëria ka në disponzicion rreth 13,000 metër kub ujë për kokë banori, ndërsa Maqedonia e Veriut rreth 3,000.

Shumica e hidrocentraleve të vogla ekzistuese dhe ato të planifikuara gjenden në brendi të zonave me rëndësi të veçantë natyrore si parqe kombëtare, rezervate strikte të natyrës, zona të veçanta të mbrojtura, dhe zona me veçori të shumta relikte dhe endemike të florës, vegjetacionit, faunës, habitateve natyrore, bimore dhe shtazore. Kjo paraqet rrezik të madh që këto zona të dëmtohen përgjithmonë dhe të degradohen peisazhet natyrore e burimet ujore të vendit, sikurse në rastin e ndërtimeve të hidrocentraleve në Gryken e Deçanit./BB Green Kosova

Fotot: Pishtaret

Leave a Reply