Rëqebullit ballkanik shfaqet përsëri në Galiçicë
Prania e rrëqebullit ballkanik është shënuar përsëri në parkun kombëtar “Galiçica”, pas një pauze prej disa dekadash, njoftoi parku sot në Facebook.
Siç thuhet, një individ i rrëqebullit ballkanik u “kap” nga një kurth fotografish pranë rrethojës së Qendrës riprodhuese për drerë në parkun kombëtar “Galiçica”.
Në atë park kombëtar, ata shpresojnë që rrëqebulli të qëndrojë në malin Galiçica, në skajin jugperëndimor të Maqedonisë Veriore (në brezin mes liqenit të Ohrit dhe atij të Prespës).
Mediat maqedonase deklarojnë se supozohet se ka rreth 50 rrëqebuj të tjerë ballkanikë në vend, dhe se kafsha, e cila është në listën e rrezikuar, gjendet më shpesh në parkun kombëtar “Mavrova” në pjesën perëndimore të vendit.
Rreqëbulli ballkanik jeton edhe në veri të Shqipërisë dhe në Kosovë. Besohet se në Kosovë ka rreth 50 individë të këtij lloji të rrezikuar me zhdukje./bbgreenkosova
Burimi: Beta
Foto: AFP