Ursula von der Leyen: E duam Evropën të jetë kontinenti i parë me klimë-neutrale deri më 2050

Më të rejat

Çdo lëvizje ka identitetin dhe ndjenjën e vet vizuale, kështu që një ndryshim i madh kërkon një estetikë të re – një kombinim të dizajnit dhe qëndrueshmërisë

Chicago, Tel Aviv, Ascona, Dessau, Kaliningrad. Paul Klee, Kandinsky, Anni Albers, László Moholy-Nagy, Iwao Yamawaki. Shkolla “Bauhausi shtetërore”, të cilën në vitin 1919 në Weimar e ka themeluar Walter Gropiusi me miqtë, shpejt u shndërrua në një lëvizje ndërkombëtare për arkitekturë, art dhe dizajn, duke ndikuar në mendimin krijues, dizajnin e brendshëm dhe peisazhet urbane nëpër botë për më shumë se një shekull. Duke kombinuar artin dhe përdorshmërinë, Bauhausi inovativ dhe avangard me të vërtetë ka formësuar tranzicionin social dhe ekonomik në shoqërinë industriale të shekullit XX.

Njëqind vjet më vonë, ne përballemi me sfida të reja globale: ndryshimi i klimës, ndotja, dixhitalizimi dhe shpërthimi demografik, shkaku i të cilit, siç parashikohet, deri ka mesi i këtij shekulli në botë do të ketë dhjetë miliardë banorë, dhe rritja ekonomike në dukje e pakufizuar na dëmton ne, planetin tonë dhe burimet e kufizuara natyrore.

Deri në 40% të të gjitha emetimeve të gazeve serë vijnë nga ndërtesat dhe infrastruktura. Ndërtesat moderne janë bërë kryesisht prej çimentoje dhe çeliku, të cilat prodhohen duke konsumuar sasi të mëdha energjie, dhe në të njëjtën kohë nga reagimet kimike dhe lëshojnë direkt dioksid karboni.

E gjitha tregon për një gjë: duhet të mendojmë me kujdes dhe të hartojmë një plan të ri. Dhe Evropa mund dhe duhet të udhëheqë në këtë. Kjo është arsyeja pse prioritet i ynë është Plani i gjelbër evropian, strategjia jonë e re e rritjes që hap një numër mundësish të reja. Qëllimi kryesor është që Evropa të bëhet kontinenti i parë neutral ndaj klimës në vitn 2050, e për këtë nuk është e mjaftueshme vetëm të ulen emetimet. Kemi nevojë për një model ekonomik që i kthen planetit atë që ia merr: një ekonomi rrethore, e bazuar në burime të ripërtëritshme të energjisë.

Por, dua edhe më shumë sesa një projekt mjedisor ose ekonomik. Plani i gjelbër evropian duhet së pari dhe mbi të gjitha të jetë një projekt i ri kulturor evropian. Çdo lëvizje ka identitetin dhe ndjenjën e vet vizuale, kështu që një ndryshim i madh kërkon edhe një estetikë të re – një kombinim të dizajnit dhe qëndrueshmërisë.

Kjo është arsyeja pse ne do të inicojmë Bauhaus-in e ri evropian, një hapësirë ​​e përbashkët për dizajnin dhe krijimtarinë në të cilën ky vizion realizohet përmes bashkëpunimit të arkitektëve, artistëve, studentëve, shkencëtarëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve. Bauhaus i ri evropian do të jetë forca lëvizëse në arritjen e një plani jeshil evropian tërheqës, inovativ dhe njerëzor. Lëvizja e re, e cila do të bazohet në qëndrueshmëri, qasshmëri dhe estetikë e dëshiron riciklimin, burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe biodiversitetin natyror dhe kështu ta afrojë planin e gjelbër sa më pranë qytetarëve.

Qytetarët duhet të mund të ndiejnë, shohin dhe përjetojnë planin e gjelbër të Evropës, qoftë kur është fjala për industrinë e ndërtimit e cila përdor materiale natyrore të tilla si druri ose bambuja ose arkitektura, format dhe parimet e ndërtimit të të cilave frymëzohen nga natyra, e cila fillimisht kujdeset për ekosistemet dhe mundëson dhe planifikon qëndrueshmëri dhe ripërdorim.

Bauhausi i ri evropian duhet të përfitojë nga një tjetër megatrend revolucionar i këtij shekulli: dixhitalizimi, i cili po ndikon gjithnjë e më shumë në të menduarit dhe veprimet tona. Në të ardhmen, shtëpitë, vendbanimet dhe qytetet do të kenë “binjakët e tyre dixhitalë” dhe për këtë arsye do të funksionojnë më mirë. Dizajni do të përmirësohet nga simulimet kompjuterike – do të arrihet efikasitet më i lartë i burimeve, ripërdorim dhe më pak ndikim në mjedis dhe klimën lokale, në mënyrë që jeta në qytete me klimë neutrale të jetë e këndshme.

Ashtu si Bauhausi historik, një lëvizje që u përhap nga Weimari në botë, Bauhausi i ri Evropian duhet të jetë më shumë sesa thjesht një shkollë arkitekture duke përdorur teknika dhe teknologji të reja. Bauhausi historik nuk do të kishte qenë revolucionar po të mos ishte lidhur me botën e artit dhe kulturës dhe sfidat shoqërore të kohës. Bauhausi i vjetër ka treguar se dizajni dhe industria cilësore mund të përmirësojnë jetën e përditshme për miliona njerëz.

Bauhaus i ri Evropian duhet të inkurajojë dinamikë të ngjashme dhe të tregojë se ajo që është e nevojshme mund të jetë edhe e bukur, se si stili nuk përjashton qëndrueshmërinë. Ne duhet të devijojmë nga pista e rrahur dhe të ndryshojmë perspektivën tonë, dhe Bauhausi i ri Evropian do të na e mundësojë ta bëjmë këtë.

Në dy vitet e ardhshme, pesë projektet e para evropiane Bauhaus do të fillojnë në pjesë të ndryshme të Unionit. Secili do të ketë temën e vet, por të gjithë do të duhet të jenë të qëndrueshëm. Do të trajtojë materialet natyrore të ndërtimit, efikasitetin e energjisë, demografinë, mobilitetin e orientuar drejt së ardhmes ose inovacionin dixhital me burime të efektshme, por gjithmonë në kombinim me kulturën dhe artet. Do të jetë një laborator krijues, eksperimental dhe një strehë e sigurt për industrinë evropiane, pika fillestare e një rrjeti evropian dhe global që do të shumëfishojë ndikimin ekonomik, mjedisor dhe social të secilit projekt individual të Bauhausit.

Do të doja që Bauhaus i ri Evropian të inkurajojë shfaqjen e një lëvizjeje krijuese dhe ndërdisiplinare që përcakton standarde të reja estetike dhe funksionale me teknologjinë më të fundit, dhe në përputhje me idenë e mbrojtjes së mjedisit dhe klimës. Nëse arrijmë të ndërthurim qëndrueshmërinë me një dizajn të mirë, plani i gjelbër evropian do të jetë interesant përtej kufijve tanë. Bauhausi i ri duhet të stimulojë diskutime rreth mënyrave të reja të ndërtimit dhe dizajnimit, eksperimentimit dhe të jep përgjigje praktike për çëshjten sociale se si jeta e evropianëve modernë të harmonizohet me natyrën: do të na ndihmojë që shekulli XXI të jetë më i bukur dhe më human./bbgreenkosova

Burimi: Postimi në Twitter i kryetares së Komisionit evropian, Ursula von der Leyen
Foto: Olivier Hoslet

Udhëheqësit e BE-së të ndanë për nivelin e uljes së emetimeve të gazit deri në vitin 2030

Udhëheqësit e BE-së në samitin në Bruksel nuk arritën të bien dakord mbi nivelin e zvogëlimit të emetimeve të gazeve serrë që duhet të arrihet në luftën kundër ndryshimit të klimës.

Ata janë pajtuar që duhet të vendoset një qëllim më ambicioz në luftën kundër ndryshimit të klimës, por nuk e pranuan propozimin për të ulur emetimet e gazeve serrë me të paktën 55% deri më 2030 krahasuar me nivelin e vitit 1990.

Ditën e parë të samitit në Bruksel, të premten, udhëheqësit diskutuan propozimin e Komisionit Evropian dhe arritën në përfundimin se qëllimi aktual, një ulje me 40% deri më 2030, duhet të ngrihet në nivel më të lartë dhe se duhet të arrihet “kolektivisht”.

Në përfundimet e ditës së parë të samitit thuhet se udhëheqësit do të përpiqen të arrijnë një konsensus në takimin në dhjetor, përpara miratimit të ligjit të parë evropian mbi klimën.

Ndërsa Parlamenti Evropian po bën thirrje për një ulje prej 60 përqind të emetimeve të gazit si qëllim, anëtarët lindorë të Bashkimit Evropian, të cilët kanë nevojë për qymyr për të përmbushur shumicën e nevojave të energjisë, po tregojnë më pak entuziazëm.

Ata shqetësohen për kostot sociale, mjedisore dhe ekonomike të kalimit në një ekonomi “më të gjelbër”.

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen parashikoi në shtator, duke propozuar një ulje të emetimeve me të paktën 55 përqind, që synimi i ri “do të ishte shumë për disa anëtarë dhe i pamjaftueshëm për disa”./bbgreenkosova

Burimi: AFP

Leave a Reply