Moti i egër i këtij viti i shkaktuar nga ndryshimi klimatik

Degradimi i natyrës, Më të rejat

‘Shkenca e atribuimit të ngjarjeve’ tregoi se sa shumë luan rol ndryshimi i klimës në ngjarjet ekstreme të motit.

Planeti po tregon shenja se është në rrezik. Në javët e fundit, bota ka parë zjarre të egër në Perëndimin e Sh.B.A, shirat e rrëmbyeshëm në Afrikë, temperaturat e çuditshme të ngrohta në sipërfaqen e oqeaneve tropikale dhe regjistrimin e valëve të nxehtësisë nga Kalifornia e deri në Arktikun Siberian.

Kjo valë e motit të egër është në përputhje me ndryshimin e klimës, thonë shkencëtarët, dhe bota mund të presë mot edhe më ekstrem dhe rreziqe më të larta nga katastrofat natyrore ndërsa emetimet globale të gazrave serë vazhdojnë.

Për dekada, shkencëtarët kanë paralajmëruar ngjarje të tilla por kanë qenë të kujdesshëm kur thonë se një stuhi e veçantë ose valë nxehtësie ishte rezultat i drejtpërdrejtë i ndryshimit të klimës, por tani po ndryshon.

Shkencëtarëve iu është dashur vetëm disa ditë për të identifikuar ndryshimin e klimës si fajtori kryesor në temperaturat rekord të këtij viti në Siberi, me tharjen ekstreme të pyjeve në të gjithë tundrën ruse, duke çuar në zjarre masive.

Siberia normalisht është një nga vendet më të ftohta në Tokë, por një valë e nxehtësisë së fundit po ndez zjarre të mëdha në pyje dhe po rrit shqetësime për ato që sinjalizon për ndryshimin e klimës. Përputhjet me ndryshimin e klimës janë gjetur gjithashtu në valët e njëkohshme të nxehtësisë së verës që goditën Evropën, Japoninë dhe Amerikën e Veriut në 2018.

“Kur bëhet fjalë për valët e nxehtësisë, ne shohim që ndryshimi i klimës është një ndryshues absolut i lojës,” tha Friederike Otto, një shkencëtar i klimës në Universitetin e Oksfordit.

Temperaturat më të nxehta thithin ajrin e lagështisë dhe thajnë pyjet, duke krijuar kushte perfekte për zjarret. Në Kaliforni, zjarret që po shohim janë më të mëdha dhe më të shpejta dhe më të forta se ato që mund të priteshin historikisht.

Por shkenca e atributit nuk ka shpjeguar gjithçka. Për shembull, studiuesit nuk i kuptojnë ende plotësisht valët e nxehtësisë të Evropës.

“Në Evropën Perëndimore, rritja e valëve të nxehtësisë është shumë më e fortë sesa parashikojnë modelet dhe ne nuk e dijmë pse,” tha Geert Jan van Oldenborgh, një ekspert i shkencës së atributit në Institutin Meteorologjik Mbretëror Hollandez.

Kurse uraganët në përgjithësi po bëhen më të fortë dhe rrotullohen më ngadalë, pasi ata marrin energji nga nxehtësia në oqeane. Studiuesit në Universitetin e Bristol në perëndim të Anglisë publikuan një studim muajin e kaluar që zbuloi se ndryshimi i klimës mund të bëjë që reshjet ekstreme të uraganëve në Karaibe të jenë pesë herë më të mundshme, pa ndërprerje të shpejta të shkarkimeve.

Në Shtetet e Bashkuara, ujërat e ngrohtë në Gjirin e Meksikës rritën Uraganin Laura në një stuhi të kategorisë 4. Guvernatori John Bel Edwards e përshkroi atë si uraganin më të fuqishëm për të goditur shtetin, duke tejkaluar edhe Katrinën që ndodhi në vitin 2005.

Këto temperatura të ngrohta të oqeanit kanë të ngjarë të kontribuojnë në reshjet ekstreme të shiut dhe përmbytjet në Kinë, e cila këtë verë pësoi sezonin e saj më të ndëshkuar të përmbytjeve në tre dekada.

“Ekziston një numër i madh dhe në rritje i provave që po na tregojnë se ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njerëzit po ndikon në ngjarje ekstreme”, tha James Kossin, një shkencëtar i klimës në Administratën Kombëtare të Oqeanisë dhe Atmosferës të SHBA. /bbgreenkosova./

Burimi: cbc.ca

Leave a Reply