Fenomen i rrallë i “ujëvares së përmbysur” i filmuar afër Sidneit
Era e fortë dhe të reshurat e bollshme kanë krijuar pamje spektakulare në Uellsin e Ri Jugor në Australi.
Bregdetin e Uellsit të Ri Jugor në Australi po e rrah erë e fortë prej disa ditësh, ndjekur nga reshje të mëdha shiu.
Moti i paqëndrueshëm ka shkaktuar një fenomen të rrallë natyror – “ujëvarën e përmbysur”.
Meteorologët shpjegojnë se një “ujëvarë e përmbysur” ndodh kur një erë e fortë kthen ujin kah burimi i ujëvarës.
Pamjet nga ajri do t’ju lënë pa frymë./bbgreenkosova
Burimi: BBC
Foto: Screenshot