Krijohet një motoçikletë e re eko-miqësore
Është krijuar një motoçikletë e re e cila në përbërje të saj ka komponentë të ananasit dhe farave të lirit.
Kur mendojmë për automjete elektrike, transporti i pastërt është gjëja e parë që na shkon në mendje, kështu mendon edhe firma Tarform Motorcycles në New York pasi që motoçikletat e tyre i prodhojnë me materiale të biodegradushëm dhe të riciklueshëm.
Siç thotë edhe në faqen e tyre të internetit ” rizbulojmë atë që është vjetërsuar dhe e ruajmë atë që tani më është provuar”, prodhuesit e Tarform Luna synojnë që të revolucionarizojnë transportin eko miqësor.
Motorri i tyre do të jetë mjaft modular dhe në aspektin e softuerit e gjithashtu edhe në të harduerit. Motoçikleta do të ketë përditësime online të cilat do ta përmirësojnë funskionalitetin . Kurse dizajni i saj fillon me një çmim prej 24000 dollarësh. Kjo Kompani ka tri parime kryesore të cilat janë dizajnimi për ndryshim, inteligjenca dhe respektimi i natyrës.
Dizajni për ndryshim vjen në lojë me zgjedhjen e tyre modulare të dizajnit, si funksionaliteti ashtu edhe pamja e tij mund të ndryshohen pas blerjes. Pa blerjes konsumatori do të mund jetë në gjendje të instalojë bateri më të mira pasi hyjnë në treg dhe të luajë me pamjen e motoçikletës nëse dëshiron ta ndryshojë. Dhe parimi i inteligjencës hyn në lojë për të bërë një përvojë më të sigurt të ngasjes të motoçikletave, kurse parimi i fundit ka të bëjë me tërë prodhimin e motoçikletave.
Shumica e komponentëve të motoçikletës Luna janë të bazuara në materiale bio dhe të riciklueshme, ato ofrojnë performancë të lartë duke mos kompromentuar sigurinë e mjedisit. Punimet në trup të motoçikletës janë të krijuara me fije liri që forcojnë panelet, ngjyra është krijuar nga pigmente algash të përziera me pigmente metalike me bazë hekuri, duke eleminuar nevojën për ngjyra industriale, kurse pjesët e saj prej lëkure të motoçikletës janë gjithashtu të gjitha të biodegradueshme dhe vegane, prodhuesit e saj po eksperimentojnë aktualisht me kombucha dhe ananas.
“Na e dërgoni prap motoçikletën tek ne, dhe ne do e riciklojmë të tërën.” Kishte thënë themeluesi i saj, Kravtchouk. /bbgreenkosova./
Burimi:https://interestingengineering.com/this-eco-friendly-e-bike-has-pineapple-and-flaxseed-components
Tarform website : https://www.tarform.com/