Këto janë disa nga speciet më të rralla të filmuara në kamerë
Ndonjëherë pa marrë parasysh se sa shumë përpiqen konservatorët, disa kafshë thjeshtë nuk mund të gjenden në natyrë. Kjo nuk është për tu habitur pasi që speciet e rralla janë shum të vështira për tu gjetur, por kapja e madje disa minuta e këtyre specieve në kamera neve na ndihmon shumë ti kuptojmë ato specie të rralla dhe të rrezikuara në botë.
Sa më shumë fotografi të kapin shkencëtarët, aq më shumë mund të përmirësojnë të kuptuarit e nevojave të tyre dhe të punojnë për të ruajtur habitatin në të cilin mbështeten ato specie, kurse për publikun, një imazh i shpejtë shpesh është i mjaftueshëm për t’i vlerësuar këto kafshë vetëm pak më shumë se zakonisht. Falë kurtheve të kamerave dhe teknologjisë së re, ne mund të hedhim një vështrim në jetën e krijesave nga pyjet tropikale e deri në oqeanet e thella.
Ekzistojnë disa lloje gjallesash të ngjajshme si kuajt e detit, por të quajtura dragonjë uji rubin. Këto gjallesa u zbuluan në vitin 2016 në Australi nga Instituti i Oqeanogafisë dhe nga Muzeu australian, të cilët me anë të disa aparaturave mundësuan dokumentimin e tyre për herë të parë. Këto dragonj uji Rubinj janë shumë të ndryshëm nga dragonjtë e tjerë por edhe nga çdo specie tjetër.
Rino Sumatran, është një specie shumë e rrezikuar e cila jeton në disa pjesë të Indonezisë. Eshtë Rinoceronti i vetëm në Azi i cili ka brinjë të dyfishtë. Si ky rinoceront, por edhe llojet e tjera të tyre vriten për brinjtë e tyre që shiten në markete ilegale. E një rrezik tjetër që iu kanoset janë shkatërrimi i pyjeve të cilat janë habitatet natyrore të këtyre krijesave të rralla, por edhe shkencëtarët kanë siguruar paqe në të cilat këto kafshë mund të jetojnë, në natyrë besohet se jetojnë vetëm 80 rino.
Ky imazh, është dokumentimi i parë i këtyre Gorillave të Cross River. Këto gorilla janë shumë të rrezikuara në natyrë dhe besohet se ekzistojnë vetëm 200 apo 300 të tilla. Përderisa këto gorilla nuk janë parë që nga viti 2012 dhe nuk është raportuar asnjë mbytje e tyre, ato më në fund janë parë muajin e kaluar sërisht në natyrë dhe kjo është shenjë e mirë për to pasi që po riprodhohen me sukses.
Në qershor të vitit 2019, si pjesë e ekspeditës “Journey Into Midnight” në Gjirin e Meksikës, një ekip studiues kapi pamjet e një kallamari gjigand. Kjo është hera e dytë që gjigandi i detit të thellë është kapur drejtpërdrejt në kamera. Për shkak se ata fshihen në mijëra metra nën det, shumica e pamjeve të këtyre kallamarëve kanë qenë të ngordhur që pastrohen në breg të detit, por kur studiohet një kafshë shkenca kërkon që të jetë i gjallë, prandaj edhe kjp fotografi ka ndihmuar në studimin e tij.
Një gjallesë tjetër e rrezikuar shumë është rino Javas, të cilët në natyrë gjenden në numra shumë alarmantë, 72 rinocerontë, vrasja e tyre dhe shkatërrimi i habitateve natyrore po i rrezikon çdo ditë e më shumë.
Një gjallesë tjetër e rrallë dhe shumë e bukur është zogu i jugut të filipinëve që quhet Dwarf Kingfisher, ky është një nga zogjtë më të vështirë për tu vëzhguar në botë. Ky shpend gjithashtu rrezikohet nga shkatërrimi i pyjeve dhe po pëson rënie të shpejtë të popullsisë. Fotografia e mësipërme e shkrepur në Mars të vitit 2020, është fotografia e vetme e njohur e këtyre zogjve. /bbgreenkosova./