A transmetohet virusi COVID-19 nga uji i pijshëm

Më të rejat

Virusi i cili ka marrë jetë njerëzish mbi 547 mije e 150 vetë, dhe janë infektuar rreth 11 milionë e 977 mijë persona , ndërsa deri më tani janë shëruar mbi 6 milionë e 920 të tjerë.

Në mbarë botën virusi COVID 19 mbetet aktiv, duke shkaktuar edhe më tejë viktima, infeksione dhe vazhdon raportimi me testimet laboratorike çdo ditë dalin mostra të reja me teste me numër të shtuar të diagnistikuar pozitiv.

Institutet shëndetësore vazhdojnë të bëjnë thirrje për të gjithë qytatarët për kujdes të shtuar dhe mbajtje të higjenës dhe përdorimin e masvave mbrojtëse dhe reduktim të kontakteve.

Për SARS-CoV-2  udhëzues të rëndësishëm ka dhëne edhe Organizata Botërore e Shëndetit me  tema specifike duke përfshirë parandalimin dhe kontrollin e infeksionit.

Tashmë secili nga ne kemi informata për masat mbrojtëse të virusit si dhe mënyra se si mund të merret infeksioni në tërsi.

Është shtuar pyetja dhe një dilem e madhe rreth virusit se a paraqet rrezik në ujin e pijes dhe ujërat e zeza. Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me mbijetesën e virusit COVID 19 në ujin e pijshëm ose kanalizime.

Por rreziku i marrjes së virusit nga feçet e një përsoni të infektuar duket të jetë i ulët thuhet në udhëzuesin e OBSH-së.  Por egzistojnë disa prova që virusi mund të çojë në infeksion të zorrëve dhe të jetë i pranishëm në feçe.

Përafërisht 2-10 % të rasteve të sëmundjes së konfirmuar me COVID-19  të paraqitura me diare (2-4)  dhe dy studime zbuluan fragmente të ARN-së virale në materien fekale të pacientëve të infektuar me virusin. Sidoqoftë, deri më tani vetëm një studim ka kultivuar virusin COVID 19 nga një mostër feçeje.

Nuk ka raportime për trasnmetimin oral-fekal të virusit. Jetëgjatësia e virusit në ujë të pijshëm është e mundur , por nuk ka  asnjë prove aktuale  qe të jetë i pranishëm në burimet sipërfaqësore, ujërat nëntokësore apo që të transmetohet perms ujit të pijshëm  të kontaminuar.

Virusi COVID 19 është një virus i mbështjellur me një cip të jashtme të brishtë.  Në tërsi këto viruse janë më pak të qëndrueshme në mjedis dhe janë më të ndjeshëm ndaj oksidantëve siç është klori. 

Deri më tani nuk ka prova në lidhje me mbijetesën e virusit  në ujë ose kanalizime.  Burimi : ishp.gov.al /BBGreenKosova/

Leave a Reply