Këta njerëz nuk guxojnë kurrë ta prekin ujin

Më të rejat

Pa ujë nuk ka jetë, këtë shprehje e përdorim gjithësecili dhe e vërteta qëndron ashtu sepse pa egzistencën e ujit nuk do mund të jetonte asnjë gjallesë në tokë.

Por egziston edhe një sëmundje serioze të cilës i duhen vetëm 15 sekonda pas kontaktit me ujin të shkaktojë skuqje në tërë trupin dhe dhimbje të rënda.

Kjo sëmundje quhet urtikaria ujore, e cila shkaktohet nga prekja e ujit të thjeshtë .

Sipas të dhënave zyrtare këtë lloj sëmundje e kanë vetëm 50 përsona, shkruan Newshub.

Përsonat që vuajnë nga kjo gjendje duhet që pastërtin apo higjenën e trupit ta mbajnë përmes leckave antibakteriale. Por detyrohen që të lahën ndonjëherë, ku për ta është një përvojë shumë e dhimbshme.

Reaksionet vijnë edhe nga djersa dhe lotet, pacientët duhet të kenë kujdes dhe të qëndrojnë larg shiut.

Ajo që mund të i’u vije në ndihmë këtyre përsonave është bari antihistaminik, i cili përdoret në trajtimin e shumë sëmundjeve alergjike.

Urtikaria ujore është e rrallë dhe ekziston shumë pak informacion në lidhje me të se si ndikon në të ardhmen e pacienëve të rinj.

Për të plotësuar nevojat e lëngjëve të trupit, përsonat e prekur duhet t’i përmbushin kërkesat duke pirë lëngje ose birrë. /BBGreenKosova/

Leave a Reply