Uji është vetë jeta
Ndotja e mjedisit nuk është problem vetëm i Kosovës por ai është në përmasa globale, është shqetësuese jo vetëm për shëndetin e njeriut por edhe të shumë gjallesave në tokë.
Njeriu ka afëtsi për të ndërhyer ligjit të natyrës, për të krijuar ndryshime e duke shkaktuar dhe çrregullime të mëdha në biosferë.
Dora e njeriut ndot në mënyrë të pakontrolluar, ajrin, ujin dhe tokën duke rrezikuar zhdukjen e bimeve dhe shtazëve të ndryshme.
Një nga resurset më të rëndësishme pa të cilin nuk do të ishte e mundur jeta e njeriut, çdo ditë e më shumë është duke u ndotur e ai është uji.
Për shëndetin e njeriut paraqet një rrezik dhe njëkohësisht nje kërcnim shumë të madh.
Njeriu shpesh nuk është i vetëdijshëm për mrekullit që ka ofruar natyra e ndër to është edhe uji pa të cilin asgjë nuk do mbijetonte as vetë natyra.
Kur flasim për gjendjen e ujit në Kosovë, në shumë raste përballehmi me mungesë të tij në të gjitha stinët, e që shpesh kompanit shërbyese bejnë thirrje që të shpenzojmë racionalisht ujin e pijshëm.
Kosova në shumicën e rasteve e sidmos Prishtina e cila është e mbingakruar me numër të banorëve, përballet me mungesë të ujit, ramje të nivelit si pasojë e mungesës se reshjeve atmosferike.
Por më shqetësuese është ndotja e tij, pra liqenet që furnizojnë kryeqytetin dhe rrethinën e saj, nuk janë në nivel të duhur sa i përket mirëmbajtjës. Këtë shqetësim e kanë ngritur shumë qytetarë dhe ekspertë.
Shpeshherë ne nuk jemi të vetëdijshëm për veprimet tona ndaj ujit, e që shpesh hudhim mbeturina mbi lumenjë me mendimin se ato levizin, por ndotja mbetet aty.
Ndotja e ujit nuk është e rrezikshme vettëm ndaj njeriut por edhe ndaj organizmave tjerë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë nga uji i ndotur në përmasa botëtore sëmurën mbi peqind milion njerëz.
Uji është i pazëvëndësueshëm prandaj bëni shumë kujdes. /bbgreenkosova/.