Uji është vetë jeta

Më të rejat

Ndotja e mjedisit nuk është problem vetëm i Kosovës por ai është në përmasa globale, është shqetësuese jo vetëm për shëndetin e njeriut por edhe të shumë gjallesave në tokë.

Njeriu ka afëtsi për të ndërhyer ligjit të natyrës, për të krijuar ndryshime e duke shkaktuar dhe çrregullime të mëdha në biosferë.

Dora e njeriut ndot në mënyrë të pakontrolluar, ajrin, ujin dhe tokën duke rrezikuar zhdukjen e bimeve dhe shtazëve të ndryshme.

Një nga resurset më të rëndësishme pa të cilin nuk do të ishte e mundur jeta e njeriut, çdo ditë e më shumë është duke u ndotur e ai është uji.

 Për shëndetin e njeriut paraqet një rrezik dhe njëkohësisht nje kërcnim shumë të madh.

Njeriu shpesh nuk është i vetëdijshëm për mrekullit që ka ofruar natyra e ndër to është edhe uji pa të cilin asgjë nuk do mbijetonte as vetë natyra.

Kur flasim për gjendjen e ujit në Kosovë, në shumë raste përballehmi me mungesë të tij në të gjitha stinët, e që shpesh kompanit shërbyese bejnë thirrje që të shpenzojmë racionalisht ujin e pijshëm.

Kosova në shumicën e rasteve e sidmos Prishtina e cila është e mbingakruar me numër të banorëve, përballet me mungesë të ujit, ramje të nivelit si pasojë e mungesës se reshjeve atmosferike.

Por më shqetësuese është ndotja e tij, pra liqenet që furnizojnë kryeqytetin dhe rrethinën e saj, nuk janë në nivel të duhur sa i përket mirëmbajtjës. Këtë shqetësim e kanë ngritur shumë qytetarë dhe ekspertë.

Shpeshherë ne nuk jemi të vetëdijshëm për veprimet tona ndaj ujit, e që shpesh hudhim mbeturina mbi lumenjë me mendimin se ato levizin, por ndotja mbetet aty.

Ndotja e ujit nuk është e rrezikshme vettëm  ndaj njeriut por edhe ndaj organizmave tjerë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë nga uji i ndotur në përmasa botëtore sëmurën  mbi peqind milion njerëz.

Uji është i pazëvëndësueshëm prandaj bëni shumë kujdes. /bbgreenkosova/.

Leave a Reply