Mrekullia nga Sllovenia: Shikojeni fluturimin e parë të aeroplanit elektrik (VIDEO)

Më të rejat

Kompania sllovene ka prodhuar aeroplanin e parë elektrik, i cili është certifikuar nga Agjencia për sigurinë e aviacionit e Bashkimit Evropian (EASA), që do të thotë se i plotëson standardet e sigurisë dhe mund të përdoret për qëllime komerciale.

Aeroplani me bateri, “Pipistrel Velis Elektco”, është i vogël, me dy ulëse, i destinuar për trajnimin e pilotëve. Fluturon 50 minuta, plus rezerva, që është tipike për përdorim në shkollat e fluturimit.

Tipi i certifikuar do të thotë se aeroplani mund të përdoret për qëllime komerciale pa kufizime dhe ky është një hap i madh për aviacionin në tërësi, sepse do të mundësojë elektrifikimin edhe të fluturakeve shumë më të mëdha.

“Pipistrel” sivjet duhe t’ua liferojë 31 aeroplanë “Velis Electro” blerësve nga shtatë vende./bbgreenkosova

Burimi: pipistrel-aircraft.com
Foto: pipistrel-aircraft.com

Leave a Reply