zjarret, kosova, natyra, ministria e puneve te brendshme

MPB: Thirrje për kujdes nga zjarret e shkaktuar nga njeriu

Më të rejat

Faktori njeri ishte shkatari i shumicës së rreth 4 mijë e 500 zjarreve të shkaktuara

Me ardhjën e ditëve të nxehta vijnë edhe thirrjet për kujdes nga zjarret e shkaktuara në natyrë. Ministria e Punëve të Brendshme bënë thirrje që qytetarët të kenë kujdes me ardhjen e stinës së nxehtë.

Përmes një njoftimi të saj në web-faqen zyrtare MPB  thotë se: ”Jemi duke hyrë në sezonin e verës që supozohet se do të karakterizohet me temperatura të larta të ajrit të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore”.

Ndër të tjera nga MPB apelon që të evitohet rreziku nga zjarri si dhe të bëhet mbrojtja e jetës së qytetarëve.

“Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, apelojmë që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit”.

Foto: Ministria e Puneve te Brendshme, web-faqja zyrtare

Në raste të zjareve ministria apelon që qytetarët të lajmërohjnë në :

Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit unik (integruar) emergjent – 112 (këtë numër emergjent – 112 mund ta thirrni dhe merrni, pa prefiks, nga cili do qoftë vend apo pozitë në Republikën e Kosovës).

Gjithashtu mund të thirrni edhe në këta numra: Njësinë  profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në numrin e telefonit 193,

Policinë e Kosovës, në numër të telefonit   192,

Ndihmën e shpejtë, në numër të telefonit   194.

 Të gjitha thirrjet janë pa pagesë

MPB rikujton se: ZJARR- VËNIET E QËLLIMTA,  SI  DHE  ATO TË SHKAKTUARA NGA PAKUJDESIA, JANË VEPËR PENALE DHE SANKSIONOHEN ME LIGJ.

Ndërsa gjatë vitit të kaluar nuk ishin temperaturat e larta, por faktori njeri ishte shakatari i shumicës së rreth 4 mijë e 500 zjarreve të shkaktuara në tremujorin e parë.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, në gjashtëmujorin e pare të vitit 2019, nga numri total i zjarreve, 85% e tyre ishin zjarre fushore e malore. /BBGreenKosova

Leave a Reply