Shishet plastike apo kanaçet e aluminit?
Photo: Justin Sullivan
Kompanitë globale të shisheve të ujit po përpiqen të shtojnë përdorimin e kanaçeve të aluminit, që janë lehtësisht të riciklueshme, për të zëvëndësuar përdorimin e plastikës që ka ndotur oqeanet. Pavarësisht se kjo duket si një zgjidhje e lehtë për mjedisin, nuk është një alternativë tërësisht e “gjelbër”.
Kanaçet e aluminit mund të reduktojnë me të vërtetë mbetjet në oqean, por ato kanë gjithashtu një çmim ekologjik, pasi prodhimi i çdo kanaçeje nxjerr 2-3 herë më shumë karbon në atmosferë se sa shishet plastike.
Grupi francez, Danone, është kompania më e fundit që ka nisur të zëvëndësojë shishet plastike me kanaçe alumini për markat lokale të ujit në Britani, Poloni dhe Danimarkë.
Kjo zhvendosje vjen ndërkohë që rivalë ndërkombëtarë si Coca Cola, Pepsi dhe Nestle, kanë lajmëruar gjithashtu disa versione të mbajtjes së ujit me kanaçe alumini. Industria e pijeve është përpjekur të reagojë ndaj irritimit të publikut prej skenave të mbetjeve të përmasave gjigante që kanë ndotur oqeanet.
Megjithatë, në pikëpamjen e veprimeve të gjelbra, zgjidhja nuk është bardhë e zi
Duke rritur riciklimin e kanaçeve, kompanitë mund të dështojnë në reduktimin e gjurmëve të karbonit, ç’ka ilustron aktin e vështirë të “mashtrimit” që ato përballen për të bindur investitorët ambientalistë.
“Kjo është një dilemë”, thotë Ruben Griffioen, manaxher i paketimit të materialeve te Heineken, i cili shton se kompania po përpiqet të reduktojë si mbetjet plastike, ashtu edhe ndotjen në atmosferë.
Riciklimi i plastikës është më kompleks, pasi degradon dhe ka normë më të ulët të ripërdorimit se alumini, kështu që metali është parë si një alternativë më e gjelbër. Kanaçet kanë mesatarisht 68% përmbajtje riciklimi, krahasuar me vetëm 3% për plastikën, sipas Agjenisë së Mbrojtjes së Mjedisit në SHBA.