Thwaites, Antarktid, shkrirja, deti, akulli

Shkrirja e akullit rrit nivelin e detit pesë metra

Më të rejat

Foto: Save the Ocean
Antarktida po përballet me një vështirësi ku shkrirja e akullnajave do të përshpejtohet dhe do të bëhet e pakthyeshme edhe nëse ngrohja globale do të lehtësohet, sugjeron hulumtimi i SHBA-së.

Akullnaja Thwaites në Antarktidë, sipas një studimi të financuar nga NASA ka gjasa të ketë një paqëndrueshmëri dhe do të jetë e pamundur që ajo të ndalohet që të mos dali në det dhe të nxisë një rritje të nivelit të detit në 50 cm. Por edhe akullnajat e tjera të Antarktikut kanë të tilla paqëndrueshmëri.

Hulumtimi i fundit zbuloi se shkalla e humbjes së akullit nga pesë akullnajat e Antarktikut ishte dyfishuar në gjashtë vjet dhe ishte pesë herë më shpejt se në vitet 1990.

Humbja e akullit po përhapet nga bregu në brendësi të kontinentit, me një reduktim prej më shumë se 100 metra në trashësi në disa vende.

Alex Robel, një profesor asistent në Institutin e Teknologjisë në Gjeorgji të SHBA-së dhe udhëheqësi i studimit, tha se nga kjo paqëndrueshmëri fleta e akullit mund të humbiste në hapësirën prej 150 vjetësh, edhe nëse temperaturat do të ndryshonin. “Fleta e akullit do të vazhdojë të shkojë vetë dhe ky është shqetësimi”, tha ai.

Simulimet e modelimit treguan se humbja e madhe e akullit do të fillonte në 600 vjet, por studiuesit thanë se mund të ndodhte më shpejt në varësi të ritmit të ngrohjes globale dhe natyrës së jostabilitetit.

Një humbje e plotë e fletës së akullit Antarktik Perëndimor pritet të rrisë nivelin global të detit me rreth pesë metra, duke shkaktuar që qytetet bregdetare anembanë botës të zhyten.

Një studim i veçantë javën e kaluar në të njëjtën revistë zbuloi se akulli i detit rreth Antarktidës kishte pësuar një rënie “të shpejtë” që nga viti 2014. Të dhënat satelitore treguan se Antarktida humbi akullin e detit në katër vjet, ndërsa Arktiku humbi në 34 vjet.

Akulli i detit Antarktik ishte rritur gradualisht gjatë 40 viteve të matjes dhe arriti një maksimum rekord në vitin 2014, përpara se të binte dukshëm. Shkaku i kthimit të menjëhershëm të shkrirjes nuk është përcaktuar akoma.scan

Leave a Reply