Zelushja: Frikësohem se mund ta humbasë zërin nga ajri i ndotur
Alergjia filloj me kollë, më pas me lëkurën dhe më pas me rrugët e frymëmarrmës
Zelushe Klemendi nga Obiliqi ëhtë bërë një paciente zyrtare si pasojë e ajrit të ndotur, ajo merr terapi të vazhdueshme për ta luftuar alergjinë që ia ka shkaktuar problemet shëndetësore ajri i ndotur
Zelushe Kelmendi nga Obiliqi i vuan pasojat e ajrit të ndotur e cila përballet prej kohësh me probleme shëndetësore për shkak të ajrit.
Zelushajka jetuar në një fshat malor ku ka qenë ajri shumë i pastër dhe në momentin që ka filluar jetën në Obiliq kanë filluar edhe simpotmat e para jo të zakonshme dhe jo normale siç tregon ajo.
Për fushatën “Le të flasim për ajrin” ajo tregon se shenjat e para kanë fillu me kollë i cili ka zgjatur me vite. Ajo thotë se ka bërë vizita të shumta te mjeku duke bërë analiza të ndryshme, madje ka bërë shpesh edhe fotografimin e mushkërive, sepse ka dyshuar që është e ftohur në mushkri, por prap problemi vazhdonte të ishte I njëjtë kur në vitin 2013 alergjia i është shfaqur nga jasht, pra edhe në fytyrë.
Zelushja tregon se alergjia ka filluar me kollë dhe kruarje në lëkurë, ndërsa tash i ka kaluar në kanalet e frymëmarrjës.
Për shkak të alergjisë prej ajrit të ndotur ajo detyrohet që të përdorë terapi të përhershme. Zelushja frikësohet se mund ta humbasë edhe zërin për shkak të ajrit të ndotur./BBGreenKosova
#leteflasimperajrin #letstalkabputair #greenjpurnalismks #gazetariagjelber