Mjeku Haki Jashari: Si pasojë e ndotjeve mjedisore në Obiliq janë bërë rreth 140 mijë vizita gjatë vitit 2021 ku 10 mijë prej vizitave mjekësore janë fëmijë

Më të rejat, Të flasim për ajrin

Mbi 50 përqind e sëmundjeve janë  si pasojë e sëmundjeve respiratore, sidomos në vjeshtë, pranverën e hershme dhe gjatë dimrit

Si pasojë e ndotjës së ajrit që mbizotëron, Komuna e Obliqit e zë vendin e parë në Evropë e sidmos në rajon, thotë drejtori i QMF-së në Obiliq Haki Jashari. Më tej ai thotë se në bazë të vlerësimeve të autoriteteve kredibile ndërkombëtare që merren me hulumtime siç është BankëBotërore, Raporti Progresit të Bashkimit Evropian si dhe ministrive tona gjegjëse Komuna e Obiliqit është shumë e ndotur sa i përket  ajrit dhe si pasojë e kësaj mbizotërojnë sëmundjet e sistemit resipirator, sëmundjet malinje, kemi tendencë të rritjës të sëmundjeve kardiovaskulare dhe të hipërtensionit”, thotë për BB Green mjeku Jashari.

Drejtori i QMF së Obiliqit Jashari thotë: “Në komunën e Obiliqit për herë të parë viti 2021 shënoi një rritje enorme sa i përket vizitave mjekësore,  rreth  140 mijë vizita  brenda një viti.  Prej këtyre janë dhjetë mijë vizita tek moshat e reja,  tek fëmijët,  si dhe moshat e mesme dhe mosha e shtyrë”.  

Ai thotë se është diçka enorme  e cila nuk ka ndodh më heret, të gjitha kanë ndikuar sipas mjekut edhe jeta urbane, edhe ndotja e ambientit,  edhe covidi, por me theks të veçantë është ndotja e ambientit e cila ndikon  mënyrë të vazhdueshme”.

Sipas mjekut ankesat më të mëdha janë gjatë sezonit të dimrit, si pasojë e përdorimit të thëngjillit për ngrohje me që qyteti i  Obiliqit nuk ka ngrohje qëndrore. Jashari thotë se kjo e sulmon shumë shëndetin kur kemi parasysh aktivitetin e termocentraleve  Kosova A dhe B të cilat ndikojnë negativisht  në shëndetin  e popullates,  qoftë tek fëmijët e vegjël  qoftë  tek moshat e shtyera, sidmos këto janë dy etnitetet të cilat më së shumti atakohën, thotë ai.  

Sipas Jasharit Obiliqi gjithmonë ka rritje të rasteve  me sëmundje respiratore, me sëmundje malinje, sidomos të sistemit respirator si pasojë e ndotjës në mënyrë të vazhdueshme që bëhet në Komunën e Obiliqit  dhe që preket popullata e kësaj treve.

“Jemi duke folë për sëmundjet si pasojë e ndotjës së  ambientit, diku deri në dymbdhjetë mijë, mirëpo  raporti civil tregon dhjetë mijë vizita mjekësore janë fëmijët që kanë kërkuar ndihmë në qendrën tonë  si pasojë e sëmundjeve të ndryshme. Mirëpo mbi 50% e tyre janë  si pasojë e sëmundjeve respiratore, sidmos në vjeshtë , pranverën e hershme dhe gjatë dimrit”, tha Jashari./BBGreenKosova

Leave a Reply