Frenkie: Mos zgjidh zhdukjen
Askush nuk mund të injorojë më Ndryshimet Klimatike
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka filluar një fushatë vetëdijësuese për mjedisin në nivel global të titulluar “Mos zgjidh zhdukjen”, në të cilën bën pjesë edhe filmi i metrazhit të shkurt me dinosaurusin Frenkie i cili synon të rris ndërgjegjësimin se sa kritike është situata dhe t’i bëjë thirrje botës që të përshpejtojmë veprimet klimatike nëse duam ta ruajmë planetin për brezat e ardhshëm.
Në hapjen e konferencës COP26 në Glasgou, e ngarkuara e OKB-së për klimën, Patricia Espinoza u shpreh të dielën, se “nëse vazhdohet edhe më tej kështu”, në drejtim të emetimit të gazrave karbonikë, kjo do të thotë “investim në shuarjen tonë”. Kreu i presidencës britanike të COP26, Alok Sharma tha se dritarja për arritjen e objektivit të kufizimit të ngrohjes globale në 1,5 gradë po mbyllet. “Kjo konferencë ndërkombëtare duhet të ofrojë zgjidhje.”
Çfarë po i bëjmë planetit tonë a frikësoheni se do të zhduket sikur dinosaurët?
Dinozaurët mund të jenë zhdukur nga goditja e një asteroidi, por shkencëtarët kanë zbuluar se këto krijesa gjigante kishin nisur të zhdukeshin si specie prej 50 milionë vitesh.
Dr. Sakemoto dhe grupi i punës përdorën analiza të sofistikuara statistikore dhe të dhënat e fosileve për të studiuar 3 pemë të mëdha të familjes së dinozaurëve, në kërkim të provave se kur nisi zhdukja e tyre dhe shfaqjen e krijesave të tjera. Ata vunë re se dinozaurët barngrënës u zhdukën shumë më shpejt sesa mishngrënësit, fundi i të cilëve erdhi më gradualisht.
Dr. Sakemoto tha se: “Teksa impakti i asteroidit mbetet kandidati primar i zhdukjes përfundimtare të dinozaurëve është e qartë se fundi i tyre kishte nisur kohë më parë”. Sipas tij, diçka tjetër po i pengonte ata që të evulonin si specie, po aq shpejt sa po vdisnin.
Shkencëtarët besojnë se për shkak të mungesës së evolucionit, dinozaurët e kishin të pamundur që të merrnin veten nga kriza mjedisore e shkaktuar nga goditjet e meteroiteve, që errësoi diellin me miliona ton pluhur dhe ftohu klimën globale.
Fushata e www.ks.undp.org/ për Ndryshimet Klimatike
Askush nuk mund të injorojë më #NdryshimetKlimatike. Nëse nuk i japim fund justifikimeve, ne do të jemi një tjetër specie që do përballet me #shfarosjen Bashkohuni me ne dhe @FrankieTheDino për të ndërmarrë #VeprimePërKlimën para se të jetë tepër vonë http://dontchooseextinction.com #MosZgjidhShfarosjen.