Debati duhet nisur: Ekologjitë e Ardhshme për të hedhur dritë mbi çështjet sociale dhe mjedisore për të frymëzuar debatin

Më të rejat

Smogu i Madh i vitit 2021 mosveprimi i shoqërisë ndaj ndryshimeve klimatike

Smogu i Prishtinës po i shqetëson britanezët, por nuk janë  të vetmit. Por cila është rruga më  e mirë për të  ardhmën ekologjike?

Kjo rrugë  ka filluar të qartësohet në COP26  në  Glasgow, aty ku Britania e Madhe po e luan një rol të madh në transformimin që  bota duhet ta bëjë për ta kufizuar ngrohjen globale dhe për të  frenuar Ndryshimet Klimatike. Përmes një ekspozite në Galerinë  Kombëtare të Kosovës është shfaqur natën e të martës “Smogu i madh i 2021”, si pjesë e programit ‘Ne jemi ketu – Ekologjitë e ardhshme’.

Ky tur interesant për mjedisin u hap së bashku me Këshillin Britanik për Ballkanin Perëndimor, Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe LUX nga Britania e Madhe.

Si ambasadori i Britanisë  së Madhe në Kosovë  Nicholas Abbott  ashtu edhe  zëvendës drejtori i Këshillit Britanik për Ballkanin Perëndimor, drejtor për Shqipëri dhe Kosovë  Angus Bjarnason  si dhe Ulrike Richardson nga UN  në Kosovë  folën rreth problemeve mjedisore me përpjekjet për ta ndryshuar situatën në të  mirë  të planetitit me veprime konkrete kundër Ndryshimeve Klimatike.

Kjo ekspozitë  është hapur në bashkëpunim me drejtorin e GKK-së Naim Berisha dhe kurator Engjell Berisha.

“Smogu i madh i 2021”, eksploron mundësitë e një të ardhmeje ku mosveprimi i shoqërisë ndaj ndryshimeve klimatike e ka kthyer botën tonë dikur të gjelbër në një planet gri distopian; një planet i përbërë nga betoni dhe teknologjia e ngjashme me atë që shohim shpesh në filmat futuristikë ose videolojërat. Në këto realitete distopike, peizazhet janë të rëndësishme për të kuptuar të kaluarën – një botë e mëparshme e panjohur për vlerën e saj të natyrës. Bukuria e romantizuar e këtyre peizazheve të veçanta mblidhet kundër korrupsionit të jetës së qytetit, ku një lule e thjeshtë mund të bëhet një mjet politik, theksohet në faqen e Këshillit Britanik.

Por çfarë  është  NE JEMI KETU – EKOLOGJITË E ARDHSHME?

Ky program u zhvillua  nga Këshilli Britanik, organizata ndërkombëtare e Mbretërisë së Bashkuar për marrëdhëniet kulturore dhe mundësitë arsimore, dhe LUX, një agjenci ndërkombëtare e arteve me bazë në Londër që mbështet dhe promovon praktikat e imazhit të lëvizshëm të artistëve. Programi NE JEMI KETU përfshin pesë programe filmash artistësh që eksplorojnë tema të tilla si tregimi, trashëgimia, përfshirja sociale, identiteti gjinor, urbanizimi dhe identiteti kombëtar përmes biografisë, dokumentarit, poezisë dhe trillimit.

Bota përreth nesh po ndryshon me shpejtësi si rezultat i veprimtarisë njerëzore. Kjo nuk ka qenë kurrë më e dukshme se sot, pasi ne përballemi me krizën më të madhe globale të kohës sonë dhe çështjet që dalin nga ndikimi ynë në mjedis gjithnjë e më shumë dalin në plan të parë. Ndotja e rrezikshme, zhvillimi urban, privatizimi dhe shfrytëzimi i hapësirave publike janë të gjitha realitete shqetësuese në Ballkanin Perëndimor dhe qëllimi i këtij programi të imazheve lëvizëse është të çojë në plan të parë bisedat vendimtare mbi ato tema. Pasi kemi punuar me institucionet kombëtare të artit në vitet e mëparshme, ne jemi të ngazëllyer që tani t’i drejtohemi hapësirave dhe vendndodhjeve alternative të ekspozitës, në mënyrë që të kontekstualizojmë këto tema dhe të nxisim një lloj tjetër dialogu.

Smogu i Madh i vitit 2021 është një ekspozitë në Kosovë që eksploron mundësitë e një të ardhme ku mosveprimi i shoqërisë ndaj ndryshimeve klimatike e ka kthyer botën tonë dikur të gjelbër në një planet gri distopian; një planet i përbërë nga betoni dhe teknologjia e ngjashme me atë që shohim shpesh në filmat futuristikë ose videolojërat. Mësoni më shumë rreth ekspozitës dhe ngjarjeve këtu.

EKOLOGJITË E ARDHSHME është vazhdimi i përpjekjeve të Këshillit Britanik për të hedhur dritë mbi çështjet aktuale sociale dhe për të frymëzuar debatin./BB Green Kosova

#KosovoClimateAction

Leave a Reply