Shqipëria e katërta në botë për qëndrueshmëri ambientale

Më të rejat

Sipas indeksit të publikuar nga Këshilli Botëror i Energjisë për vitin 2020, Shqipëria zuri vendin e 43’të për qëndrueshmërinë energjetike mes 108 shteteve.

Shqipëria këtë vit fitoi 30 pozicione në krahasim me vitin 2019. Dhe gjithashtu ajo renditet e para mes vendeve të rajonit.

Kurse në drejtim të qëndrueshmërisë ambientale, Shqipëria zuri vendin e 4’të në glob, duke u renditur pas shteteve të Zvicrës, Norvegjisë dhe Suedisë.

Në raport u përmend se Shqipëria merr më shumë pikë në drejtim të qëndrueshmërisë ambientale dhe në atë të barazisë. Kurse në indeksin e Këshillit Botëror të Energjisë për vitin 2020, Zvicra renditet e para e ndjekur nga Suedia dhe Danimarka.

Këtë rast, edhe Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku e përmendi përmes një postimi në Facebook duke thënë se është një moment krenarie.

“Një vlerësim që na bën krenarë. Shqipëria renditet e para, mes vendeve të rajonit, në indeksin i cili pasqyron renditjen globale të qëndrueshmërisë energjetike, publikuar nga Këshilli Botëror i Energjisë. Kemi rikuperuar 30 pozicione krahasuar me një vit më parë, duke shënuar një progres të dukshëm. Shqipëria renditet në vendin e 43 në botë ndër 108 ekonomi, teksa pozicionohemi në vendin e 4 në glob në drejtim të qëndrueshmërisë ambientale. “World Energy Trilemma Index” mat qëndrueshmërinë energjetike të një shteti duke u bazuar në tri shtylla kryesore: sigurinë energjetike, barazinë dhe qëndrueshmërinë ambientale. ” kishte thënë Ministrja, i cili postim gjithashtu ishe bërë repost nga faqja e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në Facebook.

E gjithashtu në korrik, kjo ministri nënshkroi marrëveshjen me kompaninë Voltalia, për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Karavastasë. Një park i cili do të ketë një kapacitet të instaluar prej 140 megavat energji dhe që do të prodhojë energji të rinovueshme.

Shumë shpejt do të hapet edhe konkursi për ndërtimin e një parku tjetër fotovoltaik në zonën e Spitallës. /bbgreenkosova./

Burimi: worldenergy.org

Leave a Reply