Gjermania me ligj obligohet se do ta lërë thëngjillin deri më 2038
Aktivistët e klimës, megjithatë mendojnë se masat e miratuara nuk janë mjaft ambicioze dhe efikase për të penguar pasojat e ngrohjes globale
Parlamenti federal gjerman, Bundestag dhe këshilli federal, Bundesrat, kanë miratuar javën e kaluar një ligj të ri, i cili përfshin mbylljen e të gjitha termocentraleve me qymyr në vend deri në vitin 2038, tëtë kjo me qëllim që të arrihen të arritur qëllimet klimatike dhe një ekonomi neutrale të karbonit deri në vitin 2050.
Gjermania është një nga vendet e Bashkimit Evropian që mbështeteshin kryesisht në qymyr në të kaluarën e afërt, kështu që fakti që ky vend është zotuar me ligj se do të ndalojë prodhimin e energjisë elektrike me këtë burim energjie është një lajm i mirë. Sidoqoftë, duke pasur parasysh tendencat e fundit, shumëkush beson se plani gjerman duhej të ishte më ambicioz.
Ky ligj mundëson zbatimin e të ashtuquajturës paketë e mëhershme klimatike, e cila parashikon zvogëlimin e emisionit të gazrave me efekt të serrës nga të gjithë sektorët për 55 për qind deri në vitin 2030, në krahasim me nivelet e emisioneve nga viti 1990, si dhe arritjen e pjesëmarrjes prej 65 për qind të burimeve të ripërtëritshme në prodhimin e energjisë.
Aktualisht një e katërta e energjisë së prodhuar në Gjermani fitohet nga termocentralet me thëngjill dhe, ndonëse miniera e fundit e antracitit në Gjermani është mbyllur në vitin 2018, ai edhe më tej importohet nga vende të tjera, deri sa linjiti eksploatohet nga rezervat gjermane. Me import, i cili me gjasë do të jetë i domosdoshëm deri në vitin 2038, Gjermania vetëm sa e hedh një pjesë të saj të dioksidit të karbonit në botën e jashtme, thuhet në portalin në internet të Deutsche Welles.
Aktivistët e klimës, të cilët kanë mbajtur protestë të premten e kaluar para selisë së Unionit demo-kristian të kancelares gjermane Angela Merkel, mendojnë se masat e miratuara nuk janë mjaft ambicioze dhe efikase për të penguar pasojat e ngrohjes globale.
“Gjermania, vend i cili djeg sasi kolosale të linjiti, shikuar në shkallë botërore, do t’i ngarkojë gjeneratat e ardhshme me dioksid karboni edhe për 18 vjet”, ka thënë për Associated Press drejtori ekzekutiv i organizatës Greenpeace Martin Kaiser. Kaiser po ashtu ka akuzuar kancelaren gjermane se po bën “gabim historik” dhe se me braktisjen e thëngjillit deri në vitin 2030 u ka dërguar porosi të rëndësishme për rëndësinë e politikës ambicioze për klimën vendeve tjera të Evropës e të botës./bbgreenkosova
Burimi: Reuters, Deutsche Welle, Time
Foto: euractiv